PARALAJMËRIMI i fortë i Xhafajt: Policia do t’ua nxijë jetën

Publikuar tek: politike, më 12:10 16-04-2018 PARALAJMËRIMI i fortë i Xhafajt: Policia do t’ua nxijë jetën

“Policia do t’ua nxijë jetën” kështu u shpreh për bandat kriminale ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga Elbasani ku po zhvillohet një konferencë për sigurinë publike. Ministri u ndal te opercioni “Forca e Ligjit”, ndërsa theksoi se janë arrestuar falë këtij operacioni 100 persona. 

Më tej Xhafaj shtoi se në Elbasan janë 2-3 grupe kriminale, për të cilat po punohet. 

“Për secilon nga ta duhet të jetës shumë e qartë se policia do t’ua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale do përballet me drejtësisë dhe do ndëshkohen në formën më të ashpër”, tha Xhafaj.

Më shumë nga fjala e Xhafajt:

Me 100 persona të arrestuar nga ky operacion. Ne kemi këtu 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë po punojmë për to për ti dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt t'i vëmë përpara përgjegjësisë. Për secilin nga ta duhet të jetës shumë e qartë se policia do t’ua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale do përballet me drejtësinë dhe do ndëshkohen në formën më të ashpër. Këtu ne jemi në një betejë pa kompromis dhe jemi të vendosur t'i shkojmë deri në fund.

Dhe jemi të bindur se jemi duke bërë detyrën. Por këta janë një pakicë shumë e vogël dhe policia nuk është e dedikuar vetëm në këtë aspekt, por funskioni tjetër është të adresojë shqetësimet e çdo qytetari.

Unë jam i surprizuar jo vetëm nga pjesmarrja por edhe nga vlerësimet edhe bashkëpunimi që policia ka, por jam edhe më si surprizuar edhe nga pyetjet e bëra se jemi pikërsiht në pikën e drejtë. Të parandalojmë dhe të reagojmë më mirë për qetësinë publike. E kam të thjeshtë përgjigjen një polic që zbaton në çdo moment të tij ligjin dhe vetëm ligjin, ky është polici model.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Prite pak timonin majtas se po ecën shumë djathtas...”, minatori në interpelancë Ramës (Si ia kthen kryeministri)
Xhafaj në Elbasan, ULTIMATUM policisë: Do i jepni llogari qytetarëve »
Article Logic
Execution time: 0.022449016571045
array(1) { ["section"]=> string(66) "paralajmerimi-i-forte-i-xhafajt-policia-do-t-ua-nxije-jeten-117063" }