Paralajmërimi i Gorbachev: Bota po i afrohet rrezikshëm zonës së kuqe

Publikuar tek: bota, më 16:37 10-10-2016 Paralajmërimi i Gorbachev: Bota po i afrohet rrezikshëm zonës së kuqe

Bota po i afrohet rrezikshëm zonës së kuqe, paralajmëroi sot ish-kreu sovjetik Mikhail Gorbachev ndërkohë që tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit po përkeqësohen nën sfondin e konfliktit sirian.

“Mendoj se bota po i afrohet rrezikshëm zonës së kuqe”, deklaroi Gorbachev për agjencinë ruse të lajmeve “RIA Novosti”.

“Nuk dua të jap receta konkrete, por dua të them se kjo duhet ndërprerë. Ne duhet të rikthejmë dialogun. T’i japim fund atij ishte një gabim i rëndë”, shtoi ai.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, në nivelin më të ulët pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe të fillimit të konfliktit të armatosur në lindje të Ukrainës në vitin 2014, janë përkeqësuar edhe më shumë pas dështimit të armëpushimit në Siri që e kishin filluar në shtator dhe që zgjati vetëm një javë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028128862380981
array(1) { ["section"]=> string(74) "paralajmerimi-i-gorbachev-bota-po-i-afrohet-rrezikshem-zones-se-kuqe-55701" }