Paralajmërimi nga Irani: Policia shqiptare e paaftë, muxhahedinët të trajnuar nga Garda e Saddamit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:11 08-08-2018 Paralajmërimi nga Irani: Policia shqiptare e paaftë, muxhahedinët të trajnuar nga Garda e Saddamit

Prej disa ditësh në mediat shqiptare qarkullon historia e një gruaje muxhahedine me banim në Shqipëri, e cila refuzon të bashkohet me prindërit e mbërritur nga Kanadaja në Tiranë.

Somayeh i quan prindërit e saj “agjentë iranianë”, ndërsa i ka bërë disa herë thirrje publike shtetit shqiptar t’i vijë në ndihmë.

Nga ana tjetër, prindërit Mostafa dhe Mahboubeh Mohammadi thonë se vajza e tyre është pjesë e një kulti të rrezikshëm terroristësh, MEK apo Mojahedin-e Khalq.

Faqja “online” iranian.com tregon versionin tjetër të historisë dhe ngre alarmin për rrezikshmërinë që paraqesin muxhahedinët që strehohen në Shqipëri.

“Iranian” identifikon disa prej muxhahedinëve për të cilët thotë se janë trajnuar nga Garda e diktatorit Saddam Hussein me taktika lufte të avancuara. Në artikull thuhet se ata dhunojnë dhe intimidojnë muxhahedinët që braktisin kampin në Shqipëri.

“Në rast mosbindje apo revlotë”, policia shqiptare por edhe shërbimet inteligjente shqiptare “janë të paafta përballë këtij rreziku të madh që i kanoset”, shkruhen ndër të tjera në artikull.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Njerëzit mbyten edhe në liqen', mungesa e kullave të vrojtimit shqetësim serioz
Grabiti 10 mijë EURO, arrestohet shqiptari (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.021163940429688
array(1) { ["section"]=> string(103) "paralajmerimi-nga-irani-policia-shqiptare-e-paafte-muxhahedinet-te-trajnuar-nga-garda-e-saddamit-130548" }