Parashikim: Shqipëria e kalon grupin

Publikuar tek: sport, më 12:55 05-06-2016 Parashikim: Shqipëria e kalon grupin

Nga Uran Krasniqi, gazetari Kosovës

Kur jemi pesë ditë para Evropianit 2016 të shumtë janë ata që e kanë mendjen të Kombëtarja e Shqipërisë se çka do të bëjë në paraqitjet e saj. Duke qenë një tifoz i Kombëtares shqiptare po edhe shikues i futbollit edhe unë kam menduar për këtë çështje.
Shqipëria si një skuadër jo shumë e njohur e një vendi të vogël mund të mos ua mbushë syrin skuadrave që i ka në grup dhe kjo mund të kthehet në përparësi për të, çka mund të çojë që ato të ngulen te Shqipëria meqë paraprakisht e kanë nënvlerësuar.


Ndeshja e parë e Shqipërisë është me Zvicrën. Kjo ndeshje do të dalë ose fitore për Shqipërinë ose barazim. Para katër vitesh, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014, Zvicrra fitoi ndaj Shqipërisë, porse nga ajo kohë Shqipëria ka bërë shumë ndryshime në skuadër. Bëhet fjalë për së paku shtatë-tetë elemente të reja të pranishëm në fushë. Berisha, Hysaj, Xhaka, Abrashi, Lenjani, Cikalleshi, Sadiku, Gashi janë të përfshirë në Kombëtare më vonë se sa kur ishin ndeshjet me Zvicrrën dhe kjo bën që të mendoj se kihet të bëhet me një skuadër tjetër në masë 60 përqind nga ajo ndaj të cilës kishte fituar Zvicra.


Ndeshja e dytë e Shqipërisë është me Francën. Kjo ndeshje do të dalë ose fitore për Shqipërinë ose barazim. Në dy ndeshjet e fundit miqësore, Shqipëria ka nxjerrë rezultate pozitive me Francën. Barazim si mysafir dhe fitore si nikoqir. Shqipëria ka nxjerrë mësime nga përballjet me Francën dhe është e pritshme që të nxjerrë rezultat pozitiv prapë.


Ndeshja e tretë e Shqipërisë është me Rumaninë. Kjo ndeshje do të dalë fitore për Shqipërinë. Shumica e futbollistëve të Rumanisë janë të kampionatit vendor, i cili nuk është në nivelin e klubeve ku luajnë futbollistët shqiptarë. Mendoj se Shqipëria do të konfirmojë epërsinë cilësore të saj në raport me Rumaninë përmes triumfit në fushë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Francë, me flamur kombëtar gjigant (Video)
Sky Sport: Shqipëria beson, mjafton të imitojë Leisterin »
Article Logic
Execution time: 0.020853996276855
array(1) { ["section"]=> string(41) "parashikim-shqiperia-e-kalon-grupin-42505" }