Parashikimet për katastrofat me të cilat do përballemi në të ardhmen

Publikuar tek: bota, më 18:35 19-09-2016 Parashikimet për katastrofat me të cilat do përballemi në të ardhmen

Antropologia e njohur Jane Goodall ka studiuar prej 40 vitesh studion jetën shoqërore të shipmazeve dhe është autore e librit “Reason For Hope”.

Dhe pse vizioni i saj duket tepër utopik disa ndryshime në planetin tonë po ndodhin me të vërtetë.

1. Njerëzit do të lenë shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për një abandonim të detyruar të shtëpive për shkak të ngritjes se nivelit të ujit të oqeanit, por edhe për shkak teë ndryshimeve klimaterike që do teë pasohen me zmadhimin e zonave të shkretuara.

Ne këtë rast, Goodall parashikon që të parët qe do të preken janë vendet të cilat kane burime ujore të limituara për pirje dhe ujitje. E vërteta është se vetëm gjatë vitit të fundit, 22 milion njerëz u detyruan të abandonojnë vendbanimet e tyre dhe të emigrojnë për shkak të fatkeqësive natyrore.

2. Infeksionet do të jenë më të vështira për tu kontrolluar. Sipas Goodall, në vitet 2050 shkenca mjekësore do te ketë vështirësi shumë të mëdha për të kontrolluar infeksionet. Bëhet fjale për rezistencën e shtuar te baktereve të ndryshme ndaj antibiotikeve.

Qe ne vitin 2013, Tom Frieden i Center for Disease Control and Prevention kish paralajmëruar për nevojën e kalimit ne erën post antibiotike. Ne Indi, shumë të porsalindur nuk arrijnë dot të mbijetojnë për shkak të infeksioneve që deri më tani konsideroheshin si të shërueshme.

Ndërkohë qe ky problem ka trokitur edhe ne SHBA,me favorizuar kjo edhe nga përdorimi abuziv i antibiotikeve. Vetëm gjate vitit te kaluar, ne SHBA kane vdekur 23 mije persona te cilët ishin diagnostikuar me infeksion.

3. Shpyllëzimet do te kenë pasoja shkatërrimtare. Që në vitin 2012 një shkrim ne New York Times kishte folur për rrezikun qe i kanosej Planetit nga fenomeni i shpyllëzimeve te pakontrolluara. Llogaritet se mesatarisht humbet një sipërfaqe e pyllëzuar e barabarte me sipërfaqen e Panamasë, raporton Bota.al.

.Sipas Janet Goodall "Nëna Natyre" është elastike, por po afrohet me shpejtësi momenti kur ajo do te humbasë aftësinë e vetërregullimit dhe rigjenerimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027173042297363
array(1) { ["section"]=> string(74) "parashikimet-per-katastrofat-me-te-cilat-do-perballemi-ne-te-ardhmen-53416" }