Parashikimi i motit për nesër… Mos harroni çadrën

Publikuar tek: aktualitet, më 22:33 10-02-2019 Parashikimi i motit për nesër… Mos harroni çadrën

E hëna mbetet me temperatura të larta por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore.

Nesër priten reshje në të gjithë vendin. Në pjesën veriore dhe qëndrore të vendit reshjet do të jenë mesatare, ndërsa në qarkun e Shkodrës do të arrijnë lokalisht deri intensive. Në qarqet e tjera reshjet pritet të jenë të dobëta.

Në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Në zonat malore mbi 800 m në veri dhe lindje të vendit priten reshje dëbore, në zona të kufizuara dëbora mund të zbresi deri në 600 m.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C

në vendet e ulëta: 6 / 14 °C

në vendet malore: 0 / 11 °C

ERA

Nesër era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parlamenti shqiptar ratifikon të enjten Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO     
Rrëfimi i striptistes: Vijnë burra të martuar. Ja sa bakshishe kap në natë »
Article Logic
Execution time: 0.014743089675903
array(1) { ["section"]=> string(55) "parashikimi-i-motit-per-neser-mos-harroni-cadren-152309" }