Parashikimi i motit, temperaturat sërish nën zero

Publikuar tek: aktualitet, më 09:59 12-01-2019 Parashikimi i motit, temperaturat sërish  nën zero

Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Kjo situatë do të dominojë në të gjithë vendin, ku më të dendura vranësirat mbeten në zonat malore. Pasditja dhe nata do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por pa rrezikuar reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish duke luhatur vlerat ditore nga -9°C mëngjesi në zonat malore deri në 7°C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023354053497314
array(1) { ["section"]=> string(55) "parashikimi-i-motit-temperaturat-serish-nen-zero-148465" }