Parashikohet rritje ekonomike, Banka Botërore: Ka vetëm një rrezik që cënon këtë projeksion

Publikuar tek: ekonomi, më 13:00 06-04-2017 Parashikohet rritje ekonomike, Banka Botërore: Ka vetëm një rrezik që cënon këtë projeksion

Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, rritja mesatare ekonomike e Shqipërisë do të mund të jetë në nivelin 3.5-3.6% në tre vitet e ardhshme.  Megjithatë ky projeksion mund të cenohet për shkak të tensioneve politike të brendshme që ekonomistët e Bankës Botërore i shohin si i vetmi rrezik për ecurinë e ekonomisë.

Hilda Shijaku, ekonomiste e BB-së u shpreh se “ Tensionet politike mund të ndikojnë në klimën e biznesit dhe të ngadalësojnë progresin e reformave strukturore dhe konsolidimin fiskal”.

Sipas Shijaku nëse kriza politike përshkallëzohet atëherë projeksioni i rritjes ekonomike për Shqipërinë mund të ndryshojë. Ajo tha se kriza politike ndikon në ecurinë e reformave, ngadalëson zbatimin e tyre dhe nëse s’ka vullnet primet e rreziqeve reale mund të shtohen, shkruan Monitor.

Gjatë prezantimit të Raportit të fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore u theksua fakti se ekonomia është rritur me ritme të forta dhe kjo ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të vendeve të punës, por ende papunësia mbetet e lartë veçanërisht tek të rinjtë.

Ndër mesazhet kryesore që BB-ja dha për ekonominë shqiptare për vitin 2016 ishin:

-Në 2016-ën varfëria u ul dhe rritja ekonomike u përshpejtua ( kjo kryesisht nga rritja e investimeve të huaja, TAP dhe Devolli, por edhe nga rritja e konsumit privat)
-Tregjet e punës reaguan pozitivisht ndaj dinamikave të rritjes ekonomike
-Konsolidimi fiskal çoi në stabilizim të borxhit publik
-Rritja ekonomike pritet të forcohet, por ecuria e saj kushtëzohet nga progresi në reformat e ndërmarra në fusha kyçe si stabilizimi dhe efikasiteti i shpenzimeve publike, forcimi i sistemit financiar dhe përmirësimi i klimës së biznesit.

Banka Botërore i la qeverisë shqiptare disa detyra që ndihmojnë në riorientimin drejt rritjes më të qëndrueshme ekonomike.

-Sigurimi i qëndrueshmërisë fiskale, rritje e shpenzimeve publike
-Përmirësimi i klimës së biznesit dhe qeverisjes
-Rritje e efikasitetit të shërbimeve publike
-Thellimi i integrimit global
-Sigurimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mjedisit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048135995864868
array(1) { ["section"]=> string(95) "parashikohet-rritje-ekonomike-banka-boterore-ka-vetem-nje-rrezik-qe-cenon-kete-projeksion-74288" }