Parisi konfirmon kandidaturën për Lojërat Olimpike 2024

Publikuar tek: bota, më 16:01 13-04-2015 Parisi konfirmon kandidaturën për Lojërat Olimpike 2024

Në Këshillin Bashkiak të Parisit është votuar në shumicë kandidatura e këtij qyteti për të organizuar Lojërat Olimpike Verore të vitit 2024. Anëtarët e Partisë së Gjelbër dhe asaj të Radikalëve të Majtë ishin të vetmit që votuan kundër me arsyetimin se organizimi i këtij eventi do t’i kushtonte shumë Parisit.

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo nga partia Socialiste në një konferencë për shtyp u shpreh e emocionuar se: "Tashmë jemi nisur drejt aventurës olimpike".

Bashkia e Parisit ka ndarë një buxhet prej 6.2 miliardë euro për lojërat olimpike, ku dhe në muajin qershor do të kryejë aplikimin zyrtar në Komitetin Olimpik.

Sipas sondazhit të fundit të opinionit publik të zhvilluar në Francë, 61 përqind e atyre që jetojnë në kryeqytet e shikojnë pozitive organizimin e Lojërave Olimpike në Paris.

Në vitin 2024, Parisi shënon 100 vite që nga koha kur ka organizuar për herë të fundit Lojërat Olimpike Verore. Kryeqyteti francez ka organizuar Lojërat Olimpike Verore në 1900 dhe në 1924, ndërsa në vitet 1992, 2008 dhe 2012 ka paraqitur kandidaturën për këtë eveniment.

Gjithsesi, konkurrenca për oganizimin e këtij eventi në vitin 2024 do të jetë e fortë duke marrë parasysh kandidaturat e konfirmuara dhe ato që priten të konfirmohen së shpejti. Roma(Itali), Hamburg(Gjermani) dhe Boston(SHBA) kanë konfirmuar tashmë kandidaturën e tyre, ndërsa Nairobi(Kenia), Kasablanka(Marok), Doha(Katar), Kauala Lampur-Bankok(Malajzia-Tajlanda), Ahmedabad/Delhi(India), Shën Petërburg(Rusi), Kiev(Ukrainë), Budapesti(Hungari), Stambolli(Turqi) dhe Baku(Azerbajxhan) pritet të konfirmojnë së shpejti kandidaturat e tyre.

Fituesi që do të zgjidhet për të organizuar Lojërat Olimpike të 2024 do të bëhet i ditur në vitin 2017 në Lima të Perusë.

Lojërat Olimpike Verore të vitit 2016 do të organizohen në Rio de Janeiro të Brazilit, ndërsa ato të vitit 2020 në Tokio të Japonisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022358179092407
array(1) { ["section"]=> string(60) "parisi-konfirmon-kandidaturen-per-lojerat-olimpike-2024-8584" }