Parlamentari polak viziton Sarandën, takohet me kryetaren e bashkisë

Publikuar tek: politike, më 13:10 19-08-2015 Parlamentari polak viziton Sarandën, takohet me kryetaren e bashkisë

Një vizitë joformale ka kryer në Bashkinë e Sarandës, parlamentari polak Tomas Glogowski, njëherësh kryetar i grupit parlamentar Poloni-Shqipëri. Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, ka falenderuar Glogowskin për vizitën në qytetin e Sarandës dhe në zyrën e saj.

Koka u shpreh se turistët polakë janë në prezencë të shtuar në Sarandë, pasi numri i tyre është të paktën 12 mijë vetë. Përtej kësaj, kreu i Bashkisë Koka nënvizoi se mjaft polakë kanë ardhur jo vetëm për të bërë turizëm, por edhe për të ofruar turizëm, pasi ata menaxhojnë disa prej hoteleve të Sarandës.

Në qëllimin e takimit mes parlamentarit polak Glegowski dhe Kryebashkiakes së Sarandës Koka, ishte të vendosen ura bashkëpunimi dhe të mundësohet përfshirja e Sarandës në projekte të përbashkëta me qytete të përngjashme në Poloni, me financim nga BE. Parlamentari polak Glogowski tha se 2/3 e financimeve të BE për vendin e tij, janë përthithur nga qeverisjet vendore dhe shprehu vullnet të mirë, që kjo eksperiencë të ketë vlefshmëri edhe për Sarandën.

Më tej, parlamentari Glegowski ka vlerësuar atë çfarë gjen çdo turist i kësaj vere në Sarandë, ndërkohë që ka veçuar Butrintin si sajtin më të mrekullueshëm arkeologjik në rajon. Për të çuar edhe më përpara këtë zhvillim, kreu i grupit parlamentar Poloni-Shqipëri, ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm rolin e qeverisjes vendore, sidomos në kushtet e zbatimit të reformës territoriale, që në vendin e tij është kryer 20 vite më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ahmetaj: Biznesi të vrapojë të rregjistrohet para aksionit, nuk do tolerohet asnjë biznes i vogël apo mesëm
Akuzat e PD, reagon MPB: Heqja e statusit të dëshmitarit nuk bëhet nga qeveria »
Article Logic
Execution time: 0.0043740272521973
array(1) { ["section"]=> string(73) "parlamentari-polak-viziton-saranden-takohet-me-kryetaren-e-bashkise-18701" }