Parlamenti Europian miraton rezolutën për Shqipërinë, Fleckenstein: Kusht për hapjen e negociatave, Reforma në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 12:11 14-04-2016 Parlamenti Europian miraton rezolutën për Shqipërinë, Fleckenstein: Kusht për hapjen e negociatave, Reforma në Drejtësi

Miratohet rezoluta në Parlamentin Europian për Shqipërinë për vitin 2015.

Rezoluta është miratuar me 428 vota. Raporti për Shqipërinë u hartua nga Knut Fleckenstein dhe nga Eduard Kukan. Megjithatë Fleckenstein e vuri theksin kryesor te Reforma në Drejtësi.

Duket se kjo është pika kyçe që duhet të kalojë Shqipëria për antarësim në Bashkimin Europian. “Kusht për hapjen e negociatave është Reforma në Drejtësi’’, tha Fleckenstein.

‘’Shqipëria është në drejtimin e duhur për antarësimin në Bashkimin Europian. Vendi po përgatit një reformë shumë ambicioze për gjyqësorin, që do u përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga qytetarët, e cila do ndihmojë në luftën ndaj korrupsionin në jetën e përditshme. Qytetarët shqiptarë po bëhen gati për antarësimin në Bashkimin Europian. Tani, liderat politikë duhet të mbajnë të njëjtin ritëm dhe të vazhdojnë të zbatojnë reformat’’, tha më tej raportuesi Fleckenstein.

 Rezoluta në Shqipëri thotë se nëse dëshirojnë nisjen e negociatave për antarësim, duhet të forcojnë reformat në fushat kryesore si: fushën ligjore, reformat në gjyqësor, luftën kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar, administratën publike dhe të drejtat themelore.

Sipas raportit shqetësimi kryesor është përhapja e korrpsionin në arsim, mjekësi, gjyqëor dhe disa fusha të tjera.

‘’Cencura e përhapur gjerësisht mes gazetarëve, që ndalohen ndonjëherë fizikisht për të mbuluar ngjarje specifike, të fyer apo të kërcënuar, për shkak të punës së tyre’’, është sërish një shqetësim i Bashkimit Eorpian për Shqipërinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli i kujton Ramës raportin e gjermanëve: S’ia vlen të investosh në Shqipëri, vendi i fundit në rajon
Shpallet i pafajshëm ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj »
Article Logic
Execution time: 0.027664184570312
array(1) { ["section"]=> string(122) "parlamenti-europian-miraton-rezoluten-per-shqiperine-fleckenstein-kusht-per-hapjen-e-negociatave-reforma-ne-drejtesi-37679" }