Parlamenti Europian: Shqipëria të zgjidhë mosmarrëveshjet e brendshme

Publikuar tek: politike, më 12:47 30-04-2015 Parlamenti Europian: Shqipëria të zgjidhë mosmarrëveshjet e brendshme

“Gjendja politike pengon progresin e reformave në Shqipëri”, kështu janë shprehur njëzëri eurodeputetët gjatë votimit të dy rezolutave në Parlamentin Europian.

“Të dyja vendet (Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina) duhet të forcojnë proceset e tyre demokratike, luftën kundër korrupsionit dhe të vendosin një Administatë Publike profesionale dhe të depolitizuar”, thuhet në deklaratën për media të PE.

Eurodeputetët shprehen të shqetësuar nga deklaratat e bëra nga kryeministri Rama, “në të cilën ai spekulon në lidhje me bashkimin e shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova."

“Parlamenti vëren se lufta kundër krimit të organizuar mbetet një sfidë e madhe. Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të siguruar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e gjyqësorit si dhe për të garantuar pavarësinë e transmetuesit publik”, thuhet në njoftimin për media.

 GJithashtu eurodeputetët përgëzojnë Shqipërinë për klimën e saj të tolerancës fetare, qëndrimin e saj konstruktiv dhe pro-aktiv në bashkëpunimin rajonal dhe dypalësh, veçanërisht me Serbinë.

Eurodeputetët përgëzojnë Shqipërinë në përpjekjet për të çuar përpara reformat. Megjithatë, ata paralajmërojnë se polarizimi i vazhdueshëm politik, mund të rrezikojë edhe më tej përpjekjet e saj për integrimin në BE. Eurodeputetët i bëjnë thirrje koalicionit qeverisës dhe opozitës të bashkëpunojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doda-Ramës: Projektligji juaj për hapjen e dosjeve, shantazh i zbardhur me gërma
“Hapja e dosjeve”, Halimi: Gjyqtari i komunizmit sot është anëtar i KLD-së »
Article Logic
Execution time: 0.022992849349976
array(1) { ["section"]=> string(74) "parlamenti-europian-shqiperia-te-zgjidhe-mosmarreveshjet-e-brendshme-10065" }