Parlamenti/ Mungon Meta, Halimi: Meta të dorëhiqet, qeveria fsheh krimin, na thatë për Xhuvanin "djalë i mirë"

Publikuar tek: politike, më 10:43 19-03-2015 Parlamenti/ Mungon Meta, Halimi: Meta të dorëhiqet, qeveria fsheh krimin, na thatë për Xhuvanin

Në seancën Parlamentare të ditës së sotme ( e enjte, 19 mars 2015) deputeti i PD Eduard Halimi kërkoi vazhdimisht dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta i cili nuk ishte i pranishëm . Halimi hodhi akuza edhe ndaj kreut të qeverisë duke e akuzuar se ai dhe qeveria që ai drejton po fshehin krimin.

“Një javë më parë, kryetari në ikje e mbylli parlamentin për 12 minuta nga frika se do të përballej me qytetarët që ishin mbledhur në shesh që kërkojnë dekriminalizimin e Parlamentit dhe politikës. Sot me mendimin e tij të pashpresë se mund t’i shmanget protesës. Opozita dhe qytetarët kërkojnë largimin e kryetarit të Kuvendit”, tha në fjalën e tij Halimi.

Më tej ai solli në vëmendje edhe  rastin e Xhuvanit si dhe çështjen Doshi duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë se ishte munduar t’i fshihte nga opozita dhe populli . Sipas Halimit shteti nuk funksionon më dhe është banda ajo që po sundon vendin.

“Si e katandisëm këtë Parlament, këtë sallë në sallën e krimit?! Politika dhe gjithë administrata po shkon drejt kriminalizimit.  Vrasja e ngelur në tentativë për dy deputetët, vrasës që bëjnë takime në zyrën e ministrit... Kushtetuta jonë përcakton se prokuroria është organi që ka të drejtën të hetojë por  Rama thotë se e hetova vetë dhe konkluzionin e nxjerr ai. Kjo nuk do të thotë të sundojë ligji por kupola, banda. Të fshehim krimin se e merr vesh opozita, se e merr vesh populli. Këtu nuk funksionon shteti. A nuk bëtë kështu me rastin e  Xhuvanit? Kur herën e parë ne kërkuam burg ju thatë se është djalë i mirë, çuat edhe letra të BE se ishim duke ndërhyrë te prokuroria, edhe rasti i Lazaratit, na e sollët para Parlamentit. Kur vrau 4 vetë ulët kokën. Vrasjen e dy deputetëve e fshehët që mos e merrte vesh opozita. Derisa nuk është vrarë njeri nuk ka krim? Duhet të presim që të vriten deputetët që të kërkojmë dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit?”, tha në fjalën e tij Halimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “The Economist”: Rama po përpiqet të zvogëloj varësinë nga Meta
Balla:Berisha frymëzues i bombave me tritol, gjetëm flamurin e PD në makinë »
Article Logic
Execution time: 0.020335912704468
array(1) { ["section"]=> string(108) "parlamenti-mungon-meta-halimi-meta-te-dorehiqet-qeveria-fsheh-krimin-na-thate-per-xhuvanin-djale-i-mire-6314" }