Parlamenti vendos 80 deputetë “pro” arrestimit të Doshit. Pro arrestimit edhe për Frrokun

Publikuar tek: politike, më 10:10 26-03-2015 Parlamenti vendos 80 deputetë “pro” arrestimit të Doshit. Pro arrestimit edhe për Frrokun Foto nga mbledhjet e mëparëshme të grupit parlamentar të PD

Parlamenti votoi  “pro’ arrestimit dhe kontrrollit në shtepi të dy deputetëve të Tom Doshi e Mark Frroku. Mbyllet për prezencë 80 deputetë të pranishëm, kuorum I mjaftueshëm. Votohet për Tom Doshin. Mbyllet votimi. 80 pro asnjë kundër. Për Mark Frrokun, 79 vota pro, një abstenim.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur pak para fillimit të seancës Parlamentare. Mbledhja ka zgjatur vetëm 25 minuta (me dyer të mbyllura), u drejtua nga kreu i grupit parlamentar të PD  Edi Paloka dhe është vendosur që PD mos të votojë autorizimin për arrestimin e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Arsyeja e bojkotit është se PD kërkon videon e përgjimit ambiental realizuar në Prokurori mes Doshit e Bamit.

Doshi deklaroi dje se në këtë video Bami i kishte rrëfyer se ishte kërcënuar me jetën e fëmijëve të tij nga një efektiv i forcave speciale që mos mbështeste versionin e Doshit. PD do bojkotojë vetëm pikën e parë të seancës por do të vijojnë normalisht me pjesën tjetër të parashikuar nga Kuvendi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku
Kryediplomati serb përgjigje Ramës: S’do lejojmë sindromën e dronit »
Article Logic
Execution time: 0.027568101882935
array(1) { ["section"]=> string(91) "parlamenti-vendos-80-deputete-pro-arrestimit-te-doshit-pro-arrestimit-edhe-per-frrokun-6980" }