Parlamenti votoi "pro" arrestimit të Frrokut, Rama nuk mori pjesë

Publikuar tek: politike, më 10:50 02-04-2015 Parlamenti votoi

Parlamenti ka votuar autorizimin e arrestimit të deputetit Mark Frroku, pas kërkesës së Prokurorisë.

Me 113 voto pro, dy kundër dhe dy abstenim Parlamenti i dha aprovimin Prokurorisë për arrestimin e deputetit duke i hapur kështu rrugë hetimit.

Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në Kuvend e për rrjedhojë nuk mori pjesë në votim, gjë që indinjoi opozitën. Ristani kërkoi me këmbëngulje që kryeministri Rama të ishte në sallë.


Fjala e plotë deputetit Mark Frroku mbajtur në Parlament

"Pas një jave ndodhem sërish në këtë vend me një akuzë tjetër nga prokurori i Përgjithshëm. Nëse në rastin e parë e pashë të arsyeshme të flas nga karrigia tani jam në këtë foltoretë shenjtë. Unë jam betuar si malësor dhe jo si malësorët e sotëm. Nuk kam kryer asnjë vepër penale, asnjë krim në jetën time. Unë nuk kam shtyrë asnjë njeri për të vrarë a kanosur njeri. Nuk ka asnjë vendim të formës së prerë nga asnjë gjykatë, shqiptare a belge në asnjë vend të botës. Unë kam respektuar kushtetutën si politikan, si sipërmarrës, si biznesmen dhe si qytetar në këto 18 muaj. Është e vërtetë se në vitin 1998 kam emigruar drejt Belgjikës si gjithë shqiptarët me hallet tona dhe atje kam kërkuar azil. Ishte paraqitja si shqiptar i Kosovës dhe e vetmja mënyrë për ta marrë ishte kjo. Mua m'u refuzua qëndrimi atje dhe unë u ktheva.

Pas kësaj për herë të parë emrin e Aleksandër Kurtit unë e kam dëgjuar pak pas ngjarjes që ndodhi. Unë i shpreh ngushëllimet familjes dhe i garantoj atyre se nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Unë kam deklaruar se nuk kam qenë në Belgjikë në këtë kohë. Nga kjo kohë dhe deri në 2004 unë nuk kam shkelur kurrë në këtë vend. Në mars 2013, familja ime në prani të 24 burrave dhe dy klerikëve kanë bërë be familjes Kurti. Është një ndryshim shumë i madh. Bërja be me 24 burra dhe falja e gjakut ka një ndryshim të madh. Në këtë botë ka shumë njerëz të rrejshëm por familja Frroku i ka dalë ballë me moral familjes Kurti. 

Prokuroria e Përgjithshme dhe drejtësia atje nuk ka mundur të gjejë qoftë edhe një provë sado të vogël kundër meje. Unë jam i ri në këtë parti. Shumëkush ia detyron suksesin partisë nga pasuria e Mark Frrokut mbledhur me biznes. Shkodranët e pukianët e Malsia e Madhe ka votuar jo se Mark Frroku është i pasur se këtu ka edhe më të pasur. Kjo nuk ka lidhje se nuk ka të bëjë me pasurinë e paranë.

Pikërisht sot ata njerëz që shpikin e bëjnë politikë me akuzat e hallet e mia nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veç të përbaltin. U dënova 10 vjet, gjykata më shpalli të pafajshëm. Duan ta rrënojnë edhe politikën duke kërkuar banditë në këtë Parlament. Unë nuk do lejoj askënd që t’i shesë shqiptarëve dekriminalizimin si sapun për djath duke përdorur kufomën time politike. Në këtë sallë janë bërë shumë amnisti e pazare të pista. Por unë sot nuk jam këtu për t’I bërë gjyqin askujt. 

Asnjë gazetar nuk më mori për të më pyetur atëherë. U duk ashiqare se ishte shantazh i fëlliqur. Gjëja më e keqe është shkatërrimi i imazhit. Unë nuk kam kërkuar mbrojtje as nga Edi Rama . Unë nuk kam qenë asnjëherë skllav i kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, unë jam skllav vetëm i Zotit. Unë nuk jam këtu të kërkoj votën kundër kërkesës së Prokurorisë. Po ju kërkoj mos ta fusni në rendin e ditës. Kjo është një çështje e drejtësisë.", ka përfunduar Frroku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Bomba” pritet të plasë edhe në Shqipëri, Paloka paralajmëron Ramën për përgjimet
Koalicionet/Rama takon Topin: S'ju shmangëm dot kundërvendosjes politike. Topi: Mbetemi parti e djathtë »
Article Logic
Execution time: 0.13618493080139
array(1) { ["section"]=> string(67) "parlamenti-votoi-pro-arrestimit-te-frrokut-rama-nuk-mori-pjese-7617" }