Parma e falimentuar fiton ndaj Juventusit

Publikuar tek: sport, më 21:55 11-04-2015 Parma e falimentuar fiton ndaj Juventusit

Ndonëse është një klub zyrtarisht i falimentuar, Parma ka suprizuar me fitoren e arritur sot në fushën e saj ndaj Juventusit. Kjo është ndeshja e dytë pozitive që skuadra e Andi Lilës arrin në dy ndeshje radhazi, pasi barazimit 1-1 javën e kaluar në “San Siro” ndaj Interit.

Në minutën e 61 të ndeshjes, Belfodil dhuroi një asist fantastik në qendër, të cilin Jose Mauri e shndërroi në gol për Parmën. Lojtari i Kombëtares shqiptare, Andi Lila është aktivizuar në minutën e 82-të të ndeshjes, për shkak të dëmtimit të lehtë që pati në ndeshjen kundër Interit, në të cilën shënoi golin e barazimit.

Më në fund një fitore bindëse për skuadrën e Roberto Mancinit. Interi ka fituar 3-0 në fushën e Veronës, duke siguruar fitoren e dhjetë për këtë sezon. Icardi, Palacio dhe një autogol i Moras në minutën e fundit e kanë ngjitur Interin në kuotën e 41 pikëve, i renditur në vendin e 8, ende shumë larg synimit që klubi kishte në fillim të sezonit për tu kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunë në ndeshjen volejbollit mes Tiranës dhe Studentit
Shkëlzen Gashi nuk ka të ndalur, tjetër gol në kampionatin zviceran (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.22075700759888
array(1) { ["section"]=> string(46) "parma-e-falimentuar-fiton-ndaj-juventusit-8475" }