Partia Demokratike ankimon gjobën e Bashkisë Tiranë

Publikuar tek: politike, më 18:09 22-01-2016 Partia Demokratike ankimon gjobën e Bashkisë Tiranë

Partia Demokratike ka ankimuar në Këshillin Administrativ të Bashkisë Tiranë, gjobën e vënë nga ky institucion pas protestës së 8 dhjetorit.

Bashkia do duhet t’i kthejë një përgjigje për gjobën me vlerë 16.3 milionë lekë të reja PD-së dhe nëse gjoba që sipas PD-së është e motivuar politikisht, nuk anulohet, atëherë Partia Demokratike do t’i drejtohet Gjykatës Administrative.

Afati i gjobës së Bashkisë ka mbaruar në 8 janar ndërsa tashmë ka filluar t’i shtohet edhe kamata e vonesës. Nëse Partia Demokratike humbet edhe në Gjykatën e Apelit, Partisë do t’i mbahet shuma nga llogaritë bankare.

p1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagimi i parë i Ina Zhupës pas emërimit si zëdhënëse e PD: Jemi shpresa e vetme e qytetarëve
"Crown Agents" letër Ramës: Doganat e kapura nga korrupsioni i organizuar »
Article Logic
Execution time: 0.021363019943237
array(1) { ["section"]=> string(57) "partia-demokratike-ankimon-gjoben-e-bashkise-tirane-30705" }