Partia Demokratike depoziton në Bashki propozimin për uljen e taksave me 30%

Publikuar tek: politike, më 10:25 30-12-2015 Partia Demokratike depoziton në Bashki propozimin për uljen e taksave me 30%

Këshilltarët e Partisë Demokratike depozituan sot në Këshillin bashkiak të Tiranës dy propozime konkrete, së pari për uljen me 30% të taksave dhe eleminimin e tarifave të reja të shtuara dhe së dyti për projektet e investimit që mungojnë në buxhetin e Bashkisë.

Paketa fiskale e prezantuar nga Bashkia Tiranë ka një rritje të pashpjegueshme të taksave në nivele të papërballueshme nga bizneset, psh taksa e ndikimit në infrastrukturë nga 2-4% shkon në 4-8% të cmimit të shitjes, dhe taksa të reja si taksa mbi truallin, taksa e përkohshme për arsimin etj për të gjitha këto taksa ne propozojmë uljen në nivelin 30% që lejon Ligji për Qeverisjen Vendore.

Ndërkohë bashkia Tiranë ka prezantuar një ërë tarifash të reja të cilat ishin hequr. Ne gjykojmë që Bashkia Tiranë duhet të ofrojë shërbimet e saj pa tarifë për të gjithë ata që paguajnë rregullisht taksat. Ky shtim tarifash e rritje taksash është një barrë shtesë për qytetarët, bizneset e fermerët.

Një propozim i dytë vjen dhe për projektet e investimeve. Buxheti aktual ka nivelin më të ulët të investimeve publike në 5 vitet e fundit. Për këtë arsye në porpozojmë projekte investimi të cilat janë të nevojshme për secilën prej njesive administrative të cilat kanë ardhur nga nevojat e qytetarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Për bllokimin e institucioneve vendosim në janar
PD, Zhupa: Ja si i shpërbleu qeveria me tendera 4 persona me lidhje politike me maxhorancën »
Article Logic
Execution time: 0.02456521987915
array(1) { ["section"]=> string(81) "partia-demokratike-depoziton-ne-bashki-propozimin-per-uljen-e-taksave-me-30-28838" }