Partia Demokratike ka protestë por ja ku ndodhet Rama

Publikuar tek: politike, më 09:32 21-12-2015 Partia Demokratike ka protestë por ja ku ndodhet Rama Foto nga protestat e kaluara

Pas pak minutash pritet të fillojë protesta e paralajmëruar e PD por kreu i qeverisë nuk ndodhet në Shqipëri. Kryeministri Rama ka shkuar në një vizitë zyrtare në Izrael ku do të takojë homologun e tij.

Edhe nga ana e Partisë Demokratike, këtë herë protesta është organizuar nga FRPD. Të rinjtë demokratë do të qëndrojnë në podium duke mbajtur peshën kryesore të protestës ndërsa mësohet se Basha do marrë fjalën i fundit.

Pas risive si protesta me maska dhe uniforma të njëjta, gjuajtje me vezë dhe artikuj të tjerë ushqimorë, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike mësohet se do të shpalosin disa banderola përpara Parlamentit, mesazhet e të cilave janë përgartitur disi ndryshe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet “surpriza” e protestës së nesërme kundër qeverisë
Rama e Balla çojnë në Kuvend amendamentin: Ja kujt i hiqen medaljet »
Article Logic
Execution time: 0.033267021179199
array(1) { ["section"]=> string(59) "partia-demokratike-ka-proteste-por-ja-ku-ndodhet-rama-28244" }