Partia Demokratike në krah të popullit turk, shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave

Publikuar tek: politike, më 12:50 14-03-2016 Partia Demokratike në krah të popullit turk, shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave

Partia Demokratike është vënë në krah të popullit turk pas shpërthimit të fuqishëm pranë stacioneve të autobusëve në një nga lagjet kryesore të Ankarasë ku kanë humbur jetën 37 persona. PD-ja ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Deklarata e Partisë Demokratike

“Partia Demokratike është e tronditur nga sulmi i përgjakshëm terrorist mbrëmë në qendër të Ankarasë, ku humbën jetën mbi 30 qytetarë. Partia Demokratike shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë të të plagosurve. Ne gjendemi në krah të popullit turk në këtë ditë të vështirë dhe më krah të autoriteteve turke. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të rëndë dhe shprehet e vendosur në mbështetjen e luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të çdo lloji”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025835990905762
array(1) { ["section"]=> string(100) "partia-demokratike-ne-krah-te-popullit-turk-shpreh-ngushellimet-e-saj-per-familjet-e-viktimave-35042" }