Partia Demokratike zyrtarizon kandidaturën e Bashkim Shehut për Kukësin

Publikuar tek: politike, më 12:38 14-04-2015 Partia Demokratike zyrtarizon kandidaturën e Bashkim Shehut për Kukësin

Partia demokratike ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Bashkim Shehut për Bashkinë e Kukësit. Shehu do të ketë përballë kandidatin e LSI-së Hasan Halilaj, i cili ka edhe mbështetjen e Partisë Socialiste. Shehu ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës. 

Më herët Partia Demokratike zyrtarizoi edhe dy kandidatura të tjera në Berat dhe Kuçovë. PD-ja nuk kandidoi Lefter Maliqin në Berat, duke zyrtarizuar emrin e Kasëm Mahmutajt. Në Kuçovë PD-ja do të kandidojë Myslim Haxhin.

Deri më tani PD-ja ka zyrtarizuar disa kandidatë si Besnik Dushaj për Tropojën, Darien Xhindole për Lushnjen, për Prrenjasin Bajazit Karriqin dhe në Maliq Xhevdet Belishtën. Ende nuk janë zyrtarizuar kandidatët për bashkitë kryesore në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Korçë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjosha-BE-së: Po bëjmë reforma në bujqësi dhe përmirësimin e furnizimit me ujë
Tropojë/ Shkëputet nga PD-ja Agron Demushi, do kandidojë si i pavarur »
Article Logic
Execution time: 0.13240098953247
array(1) { ["section"]=> string(76) "partia-demokratike-zyrtarizon-kandidaturen-e-bashkim-shehut-per-kukesin-8679" }