Partia e re? Ben Blushi: Nëse shqiptarët e duan, jam gati

Publikuar tek: politike, më 21:41 25-04-2016 Partia e re? Ben Blushi: Nëse shqiptarët e duan, jam gati

Deputeti i PS-së, Ben Blushi ka folur në emisionin “Opinion” në Tv Klan për mundësinë e krijimit të një partie të re. Blushi ka deklaruar se për këtë çështje është duke u konsultuar me shumë njerëz për të arritur në një rezultat.

Deputeti socialist u shpreh se nëse shqiptarët kërkojnë krijimin e një partie të re, atëherë ai është i gatshëm t’i bashkohet.

“Nëse Shqipëria ka nevojë për një projekt të ri dhe më ftojnë mua, atëherë unë do bëhem pjesë e saj. Dy partitë kryesore kanë degraduar dhe nëse shqiptarët kërkojnë një alternativë të re, unë jam i gatshëm”, tha Blushi.

Blushi theksoi se sot nuk është më pjesë e shumicës që drejton vendin dhe po shkon drejt opozitës, por jo në opozitë me PD-në. 

I pyetur nga gazetari Fevziu se çfarë është Partia Socialiste,  pasi Blushi e ka cilësuar kryesinë lavatriçe e mediokritetit, ai është përgjigjur se: “Çështja është si erdhëm në këtë pikë. Çfaë kërkova unë në këto tri vite. Unë kërkova vetëm dicka. Kërkova vetëm zgjedhje për kryetarin. Përse u zgjodh kryesia. Në Partinë Socialiste duhet të zgjidhen, përveç një njeriu. Ky njeriu thotë kam marrë 1 milion vota. Po mirë këta njerëz që zgjidhen në PS nuk kanë marrë 1 milion vota.”

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thirrja për armatosje, Tahiri: Berisha na turpëroi në sy të ndërkombëtarëve, Prokuroria ta marrë në përgjegjësi penale
Zbulohet pasuria e çiftit kryeministror, dokumenti që tregon sa fitoi nga “Kurbani” dhe pikturat »
Article Logic
Execution time: 0.26570081710815
array(1) { ["section"]=> string(60) "partia-e-re-ben-blushi-nese-shqiptaret-e-duan-jam-gati-38675" }