Partia Lëvizja e Legalitetit në negociata me PD, por edhe me plan rezervë

Publikuar tek: politike, më 16:32 19-04-2015 Partia Lëvizja e Legalitetit në negociata me PD, por edhe me plan rezervë

Partia Lëvizja e Legalitetit ka vendosur të vazhdojë negociatat me Partinë Demokratike për pjesëmarrjen në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit, por nëse diçka e tillë nuk arrihet, PLL planifikon të garojë më vete.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Lëvizja e Legalitetit janë përcaktuar tre pika të cilat do ti shërbejnë partisë të planifikojë rrugën e saj në zgjedhjet e 21 qershorit. PLL shprehte se është duke bërë negociata me Partinë Demokratike ku t’i garantohet e drejta e saj për proporcionalitet dhe garanci në numërimin e votave.

Por PLL shprehte se në rast të mosarritjes së marrëveshjes me PD, do të eksplorohen mundësitë për bashkimin me ndonjë koalicion tjetër, dhe në rast se edhe një gjë e tillë nuk arrihet, PLL do të dalë e vetme në garën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj, kafe me Fugën e Hoxhën për zgjedhjet, mungon kryetari i Tiranës Sajmir Tahiri
Baton Haxhiu: Në Durrës, favorite Grida Duma; Vangjush Dako s’duhej të kandidonte »
Article Logic
Execution time: 0.2384979724884
array(1) { ["section"]=> string(77) "partia-levizja-e-legalitetit-ne-negociata-me-pd-por-edhe-me-plan-rezerve-9178" }