Partia Socialiste sulmon Halim Kosovën: Si e ngriti klinikën 2.6 milionë euro?

Publikuar tek: politike, më 18:04 14-05-2015 Partia Socialiste sulmon Halim Kosovën: Si e ngriti klinikën 2.6 milionë euro?

Partia Socialiste ka shpërndarë në facebook një artikull që ngre dyshime rreth ndërtimit të klinikës së kandditatit të Partisë Demokratike, Halim Kosova.

Artikulli që ngre pyetjen se “si e ngriti Dr. Halim Kosova klinikën e tij private, e cila me vlerën e tregut sot kap vlerën e 2.6 milion eurove”, i botuar nga “javanews.al” thotë se “sot ai ka një klinikë shumë të madhe dhe të njohur private në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet, një nga më luksozet dhe me pajisjet të teknologjisë më të fundit, e cila sipas ekstraktit të QKR-së rezulton në pronësi të bashkëshortes së tij, Elsës, dhe me administrator të birin, Gentin. Ndërkohë që Kosova pajiste klinikën e tij me aparatet dhe mjetet e teknologjisë së fundit, është fakt se spitali shtetëror për shumë vite ka funksionuar me një eko të vjetër, që datonte me vit prodhimi 1950.”

Artikulli sjell në vëmendje edhe një publikim në mediat e ndryshme ku thuhet se Kosova ka qenë aksioner me deputetin Doshi në biznesin e ilaçeve “ProFarma”.

“Ndërkaq, në media është publikuar edhe një fakt tjetër, që ka lidhje me ProFarmën. Sipas mediave, pretendohet se pak vite më parë Kosova ka qenë aksioner i ProFarmës bashkë me deputetin Tom Doshi, çka do të thotë se veç klinikës së tij private, kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës ka lidhjet e tij edhe në biznesin e ilaçeve”, shkruhet në artikull.

Artikulli i shpërndarë nga Partia Socialiste është i shoqëruar edhe me disa fotografi të klinikës “Petal”, për të cilën thuhet se kap vlerën e 2.6 milionë euro.

{gallery}hk{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Për kompanitë e kontraktuara nga bashkia, vendos komuniteti
“Kumanova”, Bushati kërkon hetim ndërkombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.26745104789734
array(1) { ["section"]=> string(82) "partia-socialiste-sulmon-halim-kosoven-si-e-ngriti-kliniken-2-6-milione-euro-11187" }