Partitë s’mbajnë premtimin për përfaqësimin me 50% të grave në këshillat bashkiakë

Publikuar tek: politike, më 07:30 08-06-2015 Partitë s’mbajnë premtimin për përfaqësimin me 50% të grave në këshillat bashkiakë

Edhe pse vazhdimisht  në këtë fushatë elektorale u trumbetua si një nismë mjaft inkurajues barazia në përfaqësimin gjinor midis femrave dhe meshkujve në këshillat bashkiakë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deklaron se shifra e  50% të përfaqësimit të grave në këto këshilla nuk është realizuar.

Sipas KQZ-së  në listat shumëemërore të subjekteve zgjedhore kanë kandiduar për anëtarë të këshilli gjithësej 36. 351 persona, nga të cilët 17. 887 ose  49.34% janë femra, ndërsa 18. 364 ose, 50.66 % janë kandidatë meshkuj.

Ndërsa sipas raportit, rezulton se për kryetar bashkie janë regjistruar 16 kandidate femra që përbëjnë  vetëm 9.94% të listës së të  gjithë kandidatëve pjesëmarrës, ndërsa 144 kandidatë ose 90.06% janë meshkuj.

Raporti konstaton gjithashtu se nga 987 shtetas mbi moshën 100 vjeç, vetëm 310 prej tyre janë regjistruar për të votuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Burrel: Jeni me fat që keni një grua në krye të Bashkisë, PD-ja di të mbjellë vetëm rrënim
Dako: Gjiri i Lalëzit i përshtshëm për ngritjen e resorteve turistike »
Article Logic
Execution time: 0.024640083312988
array(1) { ["section"]=> string(87) "partite-s-mbajne-premtimin-per-perfaqesimin-me-50-te-grave-ne-keshillat-bashkiake-12945" }