Partitë shqiptare në Maqedoni, Ahmeti shkarkon të gjithë kryetarët e degëve të BDI-së

Publikuar tek: rajon, më 21:57 11-06-2019 Partitë shqiptare në Maqedoni, Ahmeti shkarkon të gjithë kryetarët e degëve të BDI-së Kreu i BDI, ALI Ahmeti

Kreu i partisë shqiptare BDI, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, në një mbledhje të jashtëzakonshme ka shkarkuar të gjithë kryetarët e degëve dhe nëndegëve të partisë.

Sipas vendimit të dalë nga mbledhja, asnjë nga kryetarët e shkarkuar nuk ka të drejtë rikandidimi. Në vend të kryetarëve të shkarkuar janë caktuar koordinatorë për çdo degë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Nga strukturat e BDI-së bëhet me dije se nuk bëhet fjalë për shkarkime por kryetarëve të degëve u ka skaduar mandati që vitin e kaluar. Ndërkohë  janë emëruar përgjegjësit për zbatimin e zgjedhjeve në çdo degë.

Pas këtyre vendimeve, BDI do të përgatitet për kongresin i cili do të mbahet në nëntor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024204015731812
array(1) { ["section"]=> string(91) "partite-shqiptare-ne-maqedoni-ahmeti-shkarkon-te-gjithe-kryetaret-e-degeve-te-bdi-se-167866" }