Partizani barazon me Ferencvarosh, Fili shënon super-gol

Publikuar tek: sport, më 21:21 13-07-2016 Partizani barazon me Ferencvarosh, Fili shënon super-gol

Partizani nuk ka shkuar më tepër se një barazim 1-1 ndaj gjigantit hungarez, Ferencvarosh. Fili shtoi shpresat e të kuqve në pjesën e dytë kur realizoi super-golin në minutën e 48-të, ndërsa festa zgjat vetëm 13 minuta, sepse hungarezët barazojnë me Bode në ndeshjen e parë të fazes eleminatore të Champions League.

Partizani – Ferencvarosh 1-1

Shënues: Fili 48′ / Bode 71′

Partizani: Hoxha, Arapi, Krasniqi, Batha, Ramadani, Trashi, Ibrahimi, Torasa, Vila, Kalari, Fili.

Trajner: Adolfo Sormani

Ferencvaresh: Dibusz, Lovrencsics, Pinter, Rado, Nagy, Leandro, Gera, Djuricin, Nalepa, Dilaver, Ramirez.

Trajner: Thomas Doll

Gjyqtarë: B.Millot, H.Zakarini, J.Pacelli (Francë)

Pjesa e parë – Të kuqtë e nisin ndeshjen pa ndryshime nga takimi i luajtur kundër Slovan Bratislavës edhe pse në përbërjen e tyre afruan dy lojtarë me potencial në sulm, Ekuban dhe Volas. Loja në pjesën e parë nuk është shumë e fortë, por që të kuqtë patën rastet e tyre për shënim. “Demat” në disa raste mbrohen mirë, ndërsa shfrytëzojnë kundërsulmin me Filin.

Pjesa e dytë – Për Partizanin pjesa e dytë nis me gol. Fieraku Realdo Fili përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Ferencvarosh, merr topin dhe gjuan pa hyrë në zonë duke e çuar në rrjetë sferën. Entuziazëm i të kuqve, të cilët sërish me Filin kanë mundësi që të shënojnë golin e dytë 8 minuta më vonë, por që nuk ja dalin.

Kur nuk shënon do të pësosh, kështu hungarezët shfrytëzojnë mirë sulmin dhe “kërcënojnë” portën e mbrojtur nga Alban Hoxha, por pa arritur që të realizojnë. Megjithatë, në minutën e 71 Bode hyn në zonë dhe gjuan me të djathtën, duke shënuar golin e barazim. Pak minuta pas këtij goli hungarezët kanë mundësi të shënojnë, por që deri në përfundim të takimit shifrat mbeten në 1-1. Takimi i kthimit do të luhet pas një jave në Hungari, ndërsa Partizani nuk është favorit për të kaluar, pasi ka pësuar në fushën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi flet për SunSport: Nuk do e refuzoj Anglinë, së bashku mund të arrijmë rezultate të larta
Shqipëria në një nivel me Gjermaninë, mësoni notat e Europianit »
Article Logic
Execution time: 0.018067836761475
array(1) { ["section"]=> string(61) "partizani-barazon-me-ferencvarosh-fili-shenon-super-gol-46501" }