Partizani barazon në ndeshjen e parë, kualifikimi vendoset në Sllovaki

Publikuar tek: sport, më 19:03 28-06-2016 Partizani barazon në ndeshjen e parë, kualifikimi vendoset në Sllovaki

Partizani ka arritur që të mbyllë në barazim ndeshjen e parë të fazes paraeleminatore në Europa League kundër Slovan Bratislavës në “Elbasan Arena”,  rezultat që kënaq të kuqtë, të cilët sipas trajnerit Starova do të ndjeheshin mirë nëse kjo sfidë do të mbyllej pa gola.

Takimi ka prodhuar shumë raste për të kuqtë, të cilët me Filin, Bathën dhe Vilën kanë pasur raste të arta për të kaluar skuadrën e tyre në avantazh, por që nuk kanë mundur. Fati ka qenë me ta në minutën e 2 shtesë në përfundim të krejt takimit, pasi sllovakët gjuajtën shtyllën. Megjithatë, çdo gjë mbetet e hapur për takimin që do të luhet në Bratislavë një javë më pas.

Pjesa e parë e ndeshjes mes Partizanit dhe sllovakëve të Slovan ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Të kuqtë kanë dominuar lojën dhe kanë krijuar disa raste të arta, por që nuk kanë mundur të kalojnë vijën fatale. Lojë e fortë e “demave”, ndërsa mbrohen mirë në minutat e para të takimit, por në gjysmën e dytë të kësaj pjese arrijnë që të krijojnë raste për shënim.

Fili humbet një rast në minutën e 32 duke dalë në pozicion jashtë loje, ndërsa Batha dhe Trashi kanë gjuajtur drejt kuadratit, por pa arritur që të shënojnë. Me dy minuta shtesë përfundon pjesa e parë, ndërsa do të pritet pjesa e dytë për të mësuar nëse kjo sfidë do të ketë gol, ose jo.

Partizani – Slovan Bratislava 0-0

Partizani: Hoxha; Arapi, Krasniqi, Fili, Batha, Ramdani, Trashi, Ibraimi, Torassa, Vila, Kalari. Trajneri: Klevis Dalipi

Slovan: Mucha, Sekuliç, Burnet, De Kamps, Lasik, Zrelak, Soumah, Ligeon, Salata, De Sa, Schet. Trajner: Nikodimos Papavasiliou

Gjyqtarë: Erez Papir, Dvir Shimon, Kiril Balikin (Izrael)

Kartonë të verdhë: Fili 20′ / Shet 79′, Soumah 86′

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Burimi Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Duam kampionatin dhe Europa League”
Ndryshojnë sërish fanellat e kombëtares shqiptare (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.021727800369263
array(1) { ["section"]=> string(75) "partizani-barazon-ne-ndeshjen-e-pare-kualifikimi-vendoset-ne-sllovaki-44854" }