Partizani barazon në sekondën e fundit, por i largohet titullit

Publikuar tek: sport, më 19:37 04-05-2016 Partizani barazon në sekondën e fundit, por i largohet titullit

Partizani ka arritur t’i “vjedhë” një pikë në sekondën e fundit rivalëve të kryeqytetit. Në derbin e parashikuar i tillë që përpara fillimit, nuk munguan incidentet, kartoni i kuq dhe grindjet mes lojtarëve në fushën e lojës.

Kur mendohej se Tirana do të rikthehej te fitorja në derbi, në sekondat e fundit të ndeshjes Fili barazoi rezultatin. Ishin të kuqtë ata që kaluan të parët në avantazh me Sukajn në minutën e 21, ndërsa Tirana reagoi me shpejtësi duke barazuar rezultatin me anë të golit të Muçës.

Në pjesën e dytë ishin vendasit ata që e nisën lojën në sulm, dhe Bakaj në minutën e 47 kaloi skuadrën e tij në avantazh. Kur loja fliste vetëm për Tiranën, Muça bën një ndërhyrje të gabuar dhe në minutën e 56 ndërkohet me kartonin e dytë të vërdhe, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë.

Partizani e shfrytëzoi këtë mundësi duke e vënë kundërshtarin në vështirësi, por u deshën më 40 minuta lojë që të gjente golin e barazimit.

Pavarësisht festës te Partizani, ky barazim pothuajse heq shpresat për të arritur vendin e parë. Kur kanë mbetur vetëm 3 ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Skënderbeu është shkëputur me 4 pikë diferencë.

Gjithsesi, me interes pritet përballja mes Skënderbeut dhe Partizanit dy javë më pas, sfidë që do përcaktojë përfundimisht fatin e këtij kampionati. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vota në UEFA, reagon Zvicra: Nuk ishim kundër Kosovës
Finalja e Champions League luhet mes Atletiko dhe Real Madridit »
Article Logic
Execution time: 0.023511171340942
array(1) { ["section"]=> string(68) "partizani-barazon-ne-sekonden-e-fundit-por-i-largohet-titullit-39504" }