Partizani bën detyrën ndaj Elbasanit, Tirana ngec në Durrës

Publikuar tek: sport, më 20:44 16-03-2015 Partizani bën detyrën ndaj Elbasanit, Tirana ngec në Durrës

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 27-të të Superligës shqiptare, ku rezultatet nuk kanë dal jashtë pritshmërive.

Partizani ka bërë detyrën në ndeshjen kundër Elbasanit. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro ka mposhtur skuadrën e fundit në renditje me rezultatin 4-1. Ndonëse ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me një gol të Enco Malindit në minutën e 28, në pjesën e dytë ishte ekipi kryeqytetas ai që përmbysi rezultatin.

Tirana nuk ka mundur dot të hedh pas krahëve humbjen në derbi të premten e kaluar, duke mos shkuar më shumë se një barazim 0-0 në stadiumin “Niko Dovana” kundër vendasve të Teutës. Kjo ndeshje ishte vendimtare për ekipin e qytetit bregdetar për t’iu shmangur fundit të tabelës.

Sa i përket dy ndeshjeve të tjera, Kukësi ka mundur me rezultatin e thellë 4 me 0 ekipin e Flamurtarit, ndërsa Laçi ka fituar në fushën e tij me rezultatin 2-0 ndaj Apolonisë.

Skënderbeu me fitoren e arritur dje kundër Vllaznisë vazhdon të kryesojë tabelën, i ndjekur nga Kukësi me 2 pikë më pak. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Le Pen kërkon largimin e Ibrahimovic nga Franca
Klubi i futbollit Tirana pezullon Stivi Frashërin: Prishi imazhin e klubit me deklaratat »
Article Logic
Execution time: 0.02077317237854
array(1) { ["section"]=> string(63) "partizani-ben-detyren-ndaj-elbasanit-tirana-ngec-ne-durres-6099" }