Partizani dhe Skënderbeu bëhen gati për betejën e parë, Iuliano: Nuk kemi probleme me golin

Publikuar tek: sport, më 18:38 22-09-2017 Partizani dhe Skënderbeu bëhen gati për betejën e parë, Iuliano: Nuk kemi probleme me golin

Kjo fundjavë në superligën shqiptare kulmon me përballjen e Skënderbeut me Partizanin. Sfida pritet të jetë shumë përcaktuese për objektivat e skuadrave, që në këtë fillim kampionati nuk janë paraqitur në formën e tyre më të mirë.

Në veçanti Partizani i cili ka vuajtur gjetjen e golit në dy ndeshjet e para, por për trajnerin Iuliano ky nuk është problem për të kuqtë, pasi skuadra do të zhbllokohet në Korcë.

“Problemi i golit nuk ekziston, pasi do të ishte i tillë vetëm nëse nuk do të krijoheshin raste. Natyrisht po punojmë shumë edhe nga pikëpamja e gjuajtjeve në portë. Mendoj se, herët apo vonë goli do të vijë. Ndeshja me Skënderbeun vlen shumë nga pikëpamja e 3 pikëve dhe nga morali, i jep rëndësi punës që po bëjnë lojtarët. Skënderbeun e kemi studiuar shumë mirë dhe është skuadra që po përfaqëson Shqipërinë në Europë, po e bën mjaft mirë”, tha trajneri i Partizanit Mark Iuliano.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arena Kombëtare, zbardhet data e përurimit të stadiumit
Skandal në futbollin italian, kapiteni i skuadrës së serie A kapet me doping »
Article Logic
Execution time: 0.02854585647583
array(1) { ["section"]=> string(95) "partizani-dhe-skenderbeu-behen-gati-per-betejen-e-pare-iuliano-nuk-kemi-probleme-me-golin-93318" }