Partizani dhe Tirana ‘buzëqeshin’ me dënimin e Skënderbeut, përfitojnë në kupat e Europës

Publikuar tek: sport, më 18:45 06-06-2016 Partizani dhe Tirana ‘buzëqeshin’ me dënimin e Skënderbeut, përfitojnë në kupat e Europës

UEFA ka vendosur të përjashtojë me 1 vit Skënderbeun nga të gjitha garat europiane pasi ka vërtetuar akuzat për trukime ndeshjesh. Në rast se ky vendim mbetet në fuqi edhe pas apelimit, atëherë në ndeshjet paraeleminatore të Champions League do të shohim një tjetër skuadër shqiptare.

Partizani i vendit të dytë do t’i rrëmbejë pozicionin Skënderbeut, si përfaqësuese e Superligës shqiptare në Champions League. Ndërkohë, Partizani nuk është përfituesi i vetëm, pasi edhe rivalët e tyre kryeqytetas, rikthehen në garat europiane.

Tiranës i krijohet mundësia për të hyrë në Europa League dhe të marrë pjesë në ndeshjet paraeleminatore. Bardheblutë u pozicionuan këtë sezon në vendin e pestë në kampionat.

1.Skënderbeu- Jashtë

2.Partizani- Champions League

3.Kukësi- Europa League

4.Teuta- Europa League

5.Tirana- Europa League

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elseid Hysaj: Pritshmëritë për Europianin? Duhet të shohim ndeshje pas ndeshje
Asnjë lojtar i kombëtares nuk po agjëron, as Mërgim Mavraj »
Article Logic
Execution time: 0.021585941314697
array(1) { ["section"]=> string(92) "partizani-dhe-tirana-buzeqeshin-me-denimin-e-skenderbeut-perfitojne-ne-kupat-e-europes-42645" }