Partizani do të paguajë dëmtimin e “Selman Stermasit”

Publikuar tek: sport, më 18:15 08-12-2015 Partizani do të paguajë dëmtimin e “Selman Stermasit”

Klubi i Partizanit ka marrë përsipër të paguajë dëmin që i është bërë një pjesë të stadiumit “Selman Stermasi” nga tifozët e kuq. Në reagimin zyrtar, drejtuesit e Partizanit akuzojnë kolegët e Tiranës për një organizim amator të ndeshjes, ndërsa shprehen se stolat e dëmtuar ishin 35 dhe jo sa u deklaruan nga bardh e blutë.

Reagimi i plotë i Partizanit:

Pasi ndoqëm me vëmendje të gjitha zhvillimet post derbi dhe akuzat e lëshuara nga organizatorët e kësaj sfide në adresë tonë Klubi Partizani reagon:

Drejtuesit e Partizanit kanë inspektuar pas ndeshjes sektorin H1 dhe H2 të stadiumit kryeqytetas ku janë akomoduar tifozët e kuq dhe rezulton se janë dëmtuar një sasi prej 35 stolash, ndërkohë që nga ana e drejtuesve të Tiranës ky numër është dyfishuar. Klubi ynë asnjëherë nuk i është shmangur detyrimeve karshi të tjerëve dhe do t’i luteshim klubit kundërshtar të na dërgojë numrin e llogarisë bankare për të shlyer vlerën monetare të dëmit. I kujtojmë drejtuesve të Tiranës veçanërisht Z. Shehri që tifozët bardheblu kanë sulmuar 2 herë autobuzin e skuadrës së Partizanit dhe një tjetër sulm vandal është kryer ndaj zyrave dhe simboleve të klubit, akte për të cilat Z. Shehri nuk ka dalë të paktën të kërkojë ndjesë publike e jo më të konfirmojë se klubi të cilin ai përfaqëson duhet të kompesojë dëmet e shkaktuara nga tifozët bardheblu.

Drejtues të Tiranës:

Episodet në takimin Derbi erdhën pikërisht si rezultat i mungesës së organizimit nga ana e juaj. Klubi Partizani arriti të pajisej me bileta rreth orës 18:00 të ditës së diel duke patur vetëm 16 orë në dispozicion për ti mundësuar mbështetësve të tij një vend në stadium. Si rezultat i këtij organizimi amator, klubi ynë, i cili pagoji në adresë të Tiranës të gjitha biletat për sektorin e miqve humbi një sasi të konsiderueshme financiare pasi mjaft tifozë e patën të pamundur të siguronin në kohë biletat. Drejtuesit bardheblu ngulmojnë se na mundësuan 2 000 bileta (ndonëse 24 orë më parë zyrtarizuan 3 000 të tilla), por realisht klubi Partizani konfirmon se në dispozicion i janë vënë vetëm 1 700 bileta.

Klubi Partizani sigurisht dënon episodet që ndodhën në stadium nga ana e tifozerisë së kuqe , Klubi dhe Presidenti Demi i bëjnë apel tifozerisë të qëndrojë larg këtyre veprimeve anti -sportive dhe të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm skuadrën në këtë sezon dhe të jenë krenar për kryesimin dhe rezultatet e merituara që ekipi po dhuron në këtë sezon.

Lexo edhe: Tifozët e Partizanit thyejnë stolat e stadiumit të inaguruar sot 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Man.United jashtë Champions-it, Llorente ‘i mohon’ Juventusit vendin e parë
Barcelona ‘kualifikon’ Romën, Gent surpriza e kësaj faze »
Article Logic
Execution time: 0.019765853881836
array(1) { ["section"]=> string(57) "partizani-do-te-paguaje-demtimin-e-selman-stermasit-27267" }