Partizani është një ‘makinë lufte’, 27 gola në 5 ndeshje miqësore

Publikuar tek: sport, më 11:57 18-01-2015 Partizani është një ‘makinë lufte’, 27 gola në 5 ndeshje miqësore

Partizani ka mbyllur përgatitjet me takimin e fundit miqësor luajtur në Fushë Krujë përballë vendasve të Ilirisë. një ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 5-0 në favor të Të Kuqve. Përgjatë kësaj minifaze përgatitore ekipi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro zhvilloi 5 ndeshje miqësore duke i fituar të gjitha me rezultat të bindshëm . Në 5 testet miqësore 15-të herë kampionët e vendit janë konfirmuar si një ‘makinë lufte’ para portave kundërshtare.

Demat e Kuq regjistruan një golavarazh mjaft pozitiv duke shënuar plot 27 gola dhe mos pësuar asnjë. Këtë të hënë, ekipi do të nisë përgatitjet anti –Laçi ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore, në program të dielën datë 25 Janar ora 14:00.

Ndërkohë një lajm i mirë vjen në rang kombëtaresh. Jurgen Bardhi merr ftesë nga ekipi përfaqësues U 21. Talenti 17 vjeçar i skuadrës kryeqytetase falë performancës që po tregon sidomos në të pesta miqësoret e luajtura së fundmi, është grumbulluar nga trajneri i ekipit tonë kombëtar Skënder Gega për turnëun miqësor që kjo përfaqësuese do të zhvillojë në Turqi nga data 18 deri në 26 Janar. Për Bardhin kjo do të jetë edhe prezenca e parë në radhët e kuqezinjve 21 vjeçar dhe klubi i uron një përfaqësim sa më dinjitoz shumë suksese në këtë turne.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shaqiri prezantohet si shqiptar tek Interi
Kosovari Lladrovci kalon provën për sezonin e ardhshëm te Tirana »
Article Logic
Execution time: 0.019201993942261
array(1) { ["section"]=> string(66) "partizani-eshte-nje-makine-lufte-27-gola-ne-5-ndeshje-miqesore-803" }