Partizani në palestër për muskujt, “koktejl” fizik për Apoloninë

Publikuar tek: sport, më 09:32 28-01-2015 Partizani në palestër për muskujt, “koktejl” fizik për Apoloninë

Një ngarkesë e madhe fizike ka qenë në program këtë javë për futbollistët e Partizanit që do të kenë një test në dukje të lehtë në fundjavë. Palestër dhe shtanga ka qenë “koktejli” i rezervuar nga trajneri Shpëtim Duro për ndeshjen që do të luajë ndaj Apolonisë.

Demat e Kuq kanë rinisur përgatitjet me intensitet maksimal në prag të sfidës për javën e 20-të ndaj myzeqarëve ditën e shtunë. Pas një dite pushim të akorduar nga traineri Duro dhe stafi teknik të kuqtë i janë rikthyer stërvitjes intensive me dy seanca stërvitore.

Ekipi zhvilloi përgatitje të karakterit fizik në ambientet e palestrës dhe më pas iu drejtuan kompleksit sportiv “Tirana Internacional” në Pezë ku gjithashtu u analizua edhe ndeshja e zhvilluar ditën e Dielë ne Laç. Gjendja fizike e lojtarëve paraqitet optimale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kompleksi i Tiranës ndryshon fytyrë! Shfaqen ngjyrat bardheblu
Luis Figo në garë për kreun e FIFA-s »
Article Logic
Execution time: 0.032111883163452
array(1) { ["section"]=> string(66) "partizani-ne-palester-per-muskujt-koktejl-fizik-per-apolonine-1682" }