Partizani nuk fiton në fushë, kërkon në tavolinë 3 me 0 kundër Tiranës…dhe t’i hiqet licensa stadiumit

Publikuar tek: sport, më 16:45 02-12-2016 Partizani nuk fiton në fushë, kërkon në tavolinë 3 me 0 kundër Tiranës…dhe t’i hiqet licensa stadiumit

Derbi i kryeqytetit Tirana - Partizani që përfundoi mesditën e sotme në rezultatin pa gola 0 - 0, përveç icidentit të djeshëm të ikjes së dritave, ka prodhuar një tjetër problematikë.

Burime nga presidenca e Partizanit, thanë për newsbomb.al se kanë nisur në Federatën Shqiptare të Futbollit kërkesën për të fituar ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, pasi Tirana, si organizatore, nuk mori masat në stadium që ndeshja të përfundonte.

Partizani jo vetëm kërkon rezultatin 3 me 0, por thotë se FSHF duhet të marrë në konsideratë edhe heqjen e licensës së Stadiumit “Selman Stermasi”, për të mos lejuar zhvillimin e ndeshjeve aty, sepse stadiumi nuk i plotëson kushtet.

Shkak për kërkesat e tyre u bë ndërprerja e ndeshjes në minutën e 63-të mbrëmjen e djeshme për shkak të ikjes së dritave në stadium.

Te Tirana nuk kanë dijeni për kërkesën, pavarësisht se ndeshja vazhdoi sot dhe u mbyll pa gola. Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë FSHF ndaj kërkesës së Partizanit. Klubi i kuq paralajmëron ndjekjen e kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjyqësorit të futbollit në Shqipëri e jashtë vendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nico Rosberg njofton largimin nga ‘Formula 1’, pak ditë pasi u shpall kampion bote
Shkëlqen Napoli i Hysajt, Interi bie në “San Paolo” »
Article Logic
Execution time: 0.0042788982391357
array(1) { ["section"]=> string(107) "partizani-nuk-fiton-ne-fushe-kerkon-ne-tavoline-3-me-0-kunder-tiranes-dhe-t-i-hiqet-licensa-stadiumit-61388" }