Partizani nuk ia del në “shtëpinë” e Luftëtarit, Starova: Kjo ishte ndeshja më e mirë e jona

Publikuar tek: sport, më 16:26 05-11-2016 Partizani nuk ia del në “shtëpinë” e Luftëtarit, Starova: Kjo ishte ndeshja më e mirë e jona

Një ndeshje e bukur e dyluftuar nga të dyja skuadrat. Vendësit janë më të qartë në aksionet e tyre, megjithatë mbrojtja e Partizanit është në ditën e saj.

Pjesa e parë e lojës mbyllet me rrjeta të paprekura me rezultatin 0-0. Ndërsa fraksioni i dytë i lojës do të dhurojë emocione më vete. Në minutën e 56-të Dejvi Bregu arrin të barazojë rezultatin pas përfitoi një top të dhuruar nga mbrojtësi Atanda. Të besuarit e Starovës mundohen të reagojnë dhe pikërisht në një aksion pa pretendime, Labinot Ibrahimi barazon rezultatin në minutën e 72-të. Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk do të sjellë asnjë ndryshim në rezultat.

Kështu mbyllet ky takim, me rezultatin 1-1, me të dyja skuadrat që ndajnë nga një pikë.

Pas ndeshjes, Sulejman Starova deklaroi: “Edhe në letër e quanim të vështirë Luftëtarin. Kam një dyshim për rastin e Torasës në pjesën e parë që mund të ishte edhe një 11-metërsh për ne. Luftëtari është një skuadër simpatike dhe na vendosi në vështirësi. Gjithsesi, pas golit tonë të barazimit, kishim mundësi për të shënuar sërish dhe për ta fituar. Kjo ishte një nga ndeshjet tona më të bukura që kemi bërë në këtë sezon, kundër një Luftëtari që ka ekip shumë të fortë dhe një publik të zjarrtë që ta vështirëson shumë misionin për të fituar. Rreshtimi me tre mbrojtës? Gabuam vetëm në rastin e pësimit të golit, por kjo skemë ishte efikase. Skuadra nuk vuajti nga ky lloj rreshtimi duke neutralizuar lojtarët më të mirë të Luftëtarit. Ne dominuam ndaj skuadrës gjirokastrite dhe nuk ma do mendja se do ta bëjë ndonjë kundërshtar tjetër një gjë të tillë kundër Luftëtarit në këtë fushë”, deklaroi për Supersport, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia pretendon për kontroll të rreptë të tifozëve të Partizanit, por në shkallët e stadiumit ka “armë” që rrezikojnë shumë
Flamurtari “tregon dhëmbët” ndaj Skënderbeut, kampionët nuk dinë më të fitojnë »
Article Logic
Execution time: 0.0044331550598145
array(1) { ["section"]=> string(94) "partizani-nuk-ia-del-ne-shtepine-e-luftetarit-starova-kjo-ishte-ndeshja-me-e-mire-e-jona-58514" }