Partizani shkarkon Agostinelin me një sms

Publikuar tek: sport, më 16:02 06-06-2016 Partizani shkarkon Agostinelin me një sms

Andrea Agostineli nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Ajo që flitej prej pak javësh është konfirmuar gjatë ditës së djeshme edhe pse drejtuesit e klubit të kuq shpeshherë e kanë mohuar një gjë të tillë. Dje, trajnerit italian që drejtoi të kuqtë në gjysmën e dytë të sezonit, i ka shkuar një mesazh nga përfaqësuesit e klubit, ku i është bërë me dije se nuk do të vazhdojë me punën në krye të ekipit.

Ndërkohë, vetë trajneri, në një intervistë për “Panorama Sport”, e ka konfirmuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk e priste një gjë të tillë, por duke lënë njëkohësisht hapur edhe një derë për të vazhduar punën në të ardhmen në Kategorinë Superiore.

Pas riorganizimit që ka ndodhur në klub, a keni folur me drejtuesit e rinj për të ardhmen tuaj në krye të skuadrës?

Po, kam marrë konfirmimin se nuk do të vazhdoj më të jem nën drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

E prisnit një vendim të tillë?

Të them të drejtën, nuk e prisja, por dua të falënderoj të gjithë ata me të cilët punova gjatë kësaj periudhe. Fillimisht, presidentin për mundësinë që më dha, por edhe njerëzit, të cilët më kanë qëndruar afër dhe kanë dashur më të mirën për klubin. Dua të falënderoj ata me të cilët kemi ëndërruar së bashku deri në ditën e fundit.

Nëse mund të na e thoni, kush jua ka komunikuar shkarkimin?

Nuk ka qenë një shkarkim. Mua më kishte përfunduar kontrata me klubin dhe drejtuesit kanë menduar që të mos vazhdojnë më bashkëpunimin. Shkarkim është kur të ndërpritet kontrata dhe me mua nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Ju duket normale që, ndërkohë që ju prisnit një përgjigje për të ardhmen, ish-ndihmësi juaj Xhanoti u ka ofruar drejtuesve trajnerë të rinj për të drejtuar ekipin?

Unë jam krenar për punën që kam bërë në këtë skuadër dhe kam marrë mirënjohje të madhe. Por gjithashtu nuk kam inat apo mërzi me asnjë. Dua të bëj një falënderim për të gjithë tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë. Kam 40 vite karrierë në futboll dhe mendoj se të gjithë me respektojnë edhe kur kthej krahët. Mendoj se forca ime gjatë këtyre viteve ka qenë gjithmonë transparenca. Ndërsa ata që kanë punuar pas krahëve të mi nuk më kanë interesuar asnjëherë. Nuk kam fantazma në dollap. Unë punoj dhe kaq. Nëse të tjerëve u pëlqen puna ime, jam në rregull, nëse jo nuk është problem. Por, sot më intereson vetëm t’i them faleminderit Partizanit dhe kënaqësisë që tifozët e mi më kanë dhënë.

Ka ndonjë mundësi që të riktheheni sërish në drejtimin e një skuadre në kampionatin shqiptar?

Përse jo. E njoh mjaft mirë Kategorinë Superiore dhe kam kaluar një periudhë shumë të mirë në Shqipëri. Nëse në të ardhmen do të jetë sërish mundësia, atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Në një kohë që juve nuk jeni më pjesë e ekipit, ka shanse që Partizani të drejtohet nga një tjetër trajner italian. Keni ndonjë informacion?

Për këtë nuk duhet të më pyesni mua, ju e dini shumë mirë se kujt duhet t’ia bëni një pyetje të tillë. (Panorama Sport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto-lajm/ UEFA i uron mirësëardhjen Shqipërisë në Euro 2016, zgjedh këta 2 futbollistë
Zbardhen koeficientët e ndeshjes Shqipëri - Zvicër, ja sa kuotohet kombëtarja »
Article Logic
Execution time: 0.020205974578857
array(1) { ["section"]=> string(47) "partizani-shkarkon-agostinelin-me-nje-sms-42630" }