Partizani thyhet në Elbasan, Salzburg shumë pranë kualifikimit

Publikuar tek: sport, më 21:33 26-07-2016

Ekipi i Partizanit ka humbur ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Champions League me shifrat 0-1. Goli u shënua me penallti në minutën e 70, teksa të dy ekipet e mbyllën takimin me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Samasekos dhe Kalarit.

Pjesa e parë

45 minutat e para ishin pa shumë histori teksa dy ekipet më shumë iu mbrojtën njëri-tjetrit duke prodhuar pak raste për shënim. Rastin më të mirë e pati Ekuban në minutën e 37, kur në një dalje përballë portierit nuk arriti të shënonte.

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë e takimit pati plot raste për t’u shënuar. Gjithçka filloi me një rast të rrezikshëm të Valon Berishës që kapi tranversën. Më pas loja filloi të ashpërsohej shumë teksa Partizani fitoi disa faulla njëri pas tjetrit dhe kundërshtari mbeti me 10 lojtarë. Pas këtij momenti Partizani u hodh në sulm por kundërsulmet e kundërshtarit bënë që Kalari të shkaktonte penallti në minutën e 70. Penalltia u shndërrua në gol nga Soriano. Në minutën e 73-të edhe Partizani mbeti me 10 lojtarë pas të kuqit të Kalarit. Loja deri në fund pati disa raste nga të dy ekipet por austriakët arritën ta mbronin avantazhin për të qënë më të qetë në takimin e kthimit.

Burimi Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarizohet kalimi, Higuain lojtar i Juventusit
Shqipëria i bën ftesë talentit të kampionatit anglez »
Article Logic
Execution time: 0.20081806182861
array(1) { ["section"]=> string(67) "partizani-thyhet-ne-elbasan-salzburg-shume-prane-kualifikimit-47815" }