Partizani zgjedh zëvendësuesin e Idriz BATHËS, kapiten nuk do të jetë Lorenc TRASHI

Publikuar tek: sport, më 13:58 03-07-2018 Partizani zgjedh zëvendësuesin e Idriz BATHËS, kapiten nuk do të jetë Lorenc TRASHI

Ishte përfolur për të qenë kapiten i skuadrës për sezonin e ardhshëm, por lojtarët e Partizanit nuk kanë zgjedhur Lorenc Trashin.

Klubi i Partizanit ka bërë me dije që Alban Hoxha do të jetë kapiteni i ekipit në edicionin e ri futbollistik. Pas një votimi të fshehtë, lojtarët kanë zgjedhur pikërisht “gardianin” e njohur për të mbajtur shiritin. Në kanalin zyrtar në facebook bëhej me dije:

” Alban Hoxha do të jetë kapiteni i skuadrës në sezonin e ri futbollistik 2018 -2019. Portieri titullar, i cili prej 5 vitesh është pjesë e Partizanit do të mbaj në krah shiritin e kapitenit, duke filluar nga ballafaqimet e Europa League përballë NK Maribor.

Vendimi është marrë pas një votimi të fshehtë organizuar brenda ekipit dhe lojtari i cili ka marrë numrin më të madh të votave ishte Alban Hoxha”, shkruhet në lajmërimin e klubit të kuq.

kur-votut.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vishet gjithmonë me mëngë të gjata, zbulohet arsyeja e çuditshme e Ronaldos
E rëndë, futbollistit i rrëmbejnë babain para sfidës me Argjentinën »
Article Logic
Execution time: 0.027212142944336
array(1) { ["section"]=> string(89) "partizani-zgjedh-zevendesuesin-e-idriz-bathes-kapiten-nuk-do-te-jete-lorenc-trashi-126596" }