Partizani zgjohet nga "ëndrra", përfundon aventura në Champions

Publikuar tek: sport, më 21:28 03-08-2016 Partizani zgjohet nga

Salzburg-Partizani 2-0

Shënues: Soriano 75', Vanderson 80'

Salzburgu: Valke, Keleta, Shvegler, Dabur, Lazaro, Berisha, Ulmer, Soriano, Laimer, Hintereger, Bernardo.

Trajner: Oskar Garsia

Partizani: Hoxha, Arapi, Krasniqi, Fili, Ramadani, Trashi, Ibrahimi, Torasa, Atanda, Ekuban, Vila.

Traneri: Adolfo Sormani

Pjesa e parë: Pjesa e parë nis vrullshëm nga të dyja skuadrat. Loja luhet fort në mesin e fushës ku skuadrat mundohen të studiojnë njëra-tjetrën. Por ajo që vihet re është loja e Partizanit, të cilët duken kërkues dhe nuk pajtohen me një barazim. Mundësia më  e mirë do të vinte në minutën e 13 të lojës kur Torassa brenda zone mund të kishte goditur për të rrezikuar portën e vendasve, por ai ngatërrohet me topin. Pjesa e tjetër e lojës flet mirë për të kuqtë. Duhet theksuar që skuadra nga Shqipëria luan më mirë se vendasit. Rast i mirë për Vilën në minutën e 34, por topi i goditur prej tij devijohet në limite nga portieri i Salzburgut. Dy minuta më vonë kundërpërgjigjet ekipi austriak, por gjuajtja e sulmuesit të tyre është shumë larg portës. Kështu mbyllet ky fraksion loje, me një Partizan që shkëlqen, por pjesa e dytë do të vendosë se kush do të shkojë më tej.

Pjesa e dytë: Fillimi i fraksionit të dytë të lojës është një kopje e të parës. Të dy skuadrat luftojnë fort në mesin e fushës. Ekipi austriak në këtë pjesë loje duket pak më këmbngulës. Megjithatë loja është e bukur dhe me ritëm. Partizani tërhiqet në gjysmë fushën e tij, pas presingut që i bën Salzburug. Shumë raste për vendasit, por pa mundur t'i konkretizojnë. Pas një gabimi në mbrojtje të Atandës përfitojnë futbollistët vendas, ku depërtojnë nga e majta duke e çuar topin brenda zonës. Aty ndodhet spanjolli Soriano, i cili nuk e ka të vështirë ta çojë topin pas shpinës së Alban Hoxhës, duke shënuar golin e parë të takimit. Minuta e 75, Salzburg-Partizani 1-0. Tashmë të kuqtë duken të dorëzuar. Pikërisht pesë minuta më vonë, shënohet edhe goli i dytë nga vendasit me Vanderson, ku i vetëm me portierin e Partizanit, nuk e ka të vështirë të dyfishojë rezultatin. Tashmë shpresat për kualfikim për të kuqtë janë shuar dhe nuk mbetët gjë tjetër veçse të mbyllet i gjithë takimi. Por Ekuba në minutën e 86 mund të kishte ngushtuar rezultatin, por sfera e goditur me kokë grushtohet nga portieri vendas. Kështu mbyllet ky takim me Salzburgun që shkon në play-off të Champions League, ndërsa Partizani do të luajë në play-off të Europa League.

Burimi Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Etrit Berisha nuk është më i preferuar, Lazio “hipotekon” Bufonin e ri
Kosova vendos shpërblime “të çmendura” për rekordin olimpik dhe medaljet në Rio 2016 »
Article Logic
Execution time: 0.019440889358521
array(1) { ["section"]=> string(66) "partizani-zgjohet-nga-endrra-perfundon-aventura-ne-champions-48680" }