Partneriteti Publik-Privat zgjedhja e duhur? Këto janë rreziqet që kanosen

Publikuar tek: ekonomi, më 14:32 30-12-2016 Partneriteti Publik-Privat zgjedhja e duhur? Këto janë rreziqet që kanosen

Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve në një dokument në formën e manualit për Koncesionet ka zbardhur 6 rreziqet që shoqërojnë format koncesionare me Partneritet-Publik-Privat.

Së pari janë vlerësuar kostot më të Larta Financiare.

Megjithëse sektori privat mund ta ketë më të lehtë marrjen e financimit. Por financimet do të jepen vetëm në rast se projekti do të sigurojë jo vetëm kthimin e investimit por edhe një fitim të arsyeshëm. Kjo shkakton rritjen e kostove të financimit.

Së dyti, PPP-të prodhojnë kosto më të larta të transaksioneve. Ka gjasa që kostot e vazhdueshme dhe të detyrueshme të zhvillimit në projektet PPP, të jenë më të mëdha se për projektet tradicionale të prokurimit, prandaj autoritetet duhet të vendosin nëse kostot më të larta që përfshihen janë apo jo të justifikuara.

Së treti, kanë kosto fiskale potencialisht më të Larta. Për shkak të natyrës afatgjatë dhe kompleksitetit të PPP, nuk mund të parashikohen të gjithë të papriturat përgjatë projektit. Mund të lindin ngjarje të paparashikueshme të cilat nuk njiheshin në momentin e Mbylljes Financiare.

Së katërti, planifikimi jo i mirë dhe Përzgjedhja e Projektit PPP nuk zëvendësojnë planifikimin dhe procesin e përzgjedhjes së projekteve. Prandaj planifikimi jo i mirë dhe përzgjedhja e projektit mbeten ende një rrezik për sektorin publik.

Së pesti, mosarritja e Konkurrencës për PPP-të prodhojnë vlerën e investimit dhe përfitimet e parashtruara vetëm nëse procedurat e tenderimit janë kryer rregullisht si rruga bazë drejt përftimit të një strukture optimale dhe alokimit të rreziqeve.

Së gjashti, PPP përdoren për të anashkaluar kufijtë e huamarrjes. Për shkak të natyrës jashtëbuxhetore të PPP, nëse nuk administrohen me kujdes, autoritetet mund të përdorin PPP për të anashkaluar kufijtë e huamarrjes së kujdesshme.

Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, në rishikimin e katërt të marrëveshjes me Shqipërinë, renditi për herë të parë, formën e re koncesionare ku shteti hyn në partneritet me privatët si një ndër katër rreziqet kryesore për stabilitetin buxhetor të vendit. “Partneriteti Publik–Privat (PPP)” mund të jetë një mënyrë efektive për të shfrytëzuar know-how dhe ekspertizën e menaxhimit të sektorit privat. Megjithatë, ata mund të paraqesin rreziqe të konsiderueshme për financat publike”, – ka referuar FMN.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha pak ditë më parë se qeveria planifikon në dy-tre vitet e ardhshme të mobilizojë kapitalin privat për të financuar një paketë të gjerë projektesh në vepra publike, që do të bëjë të mundur të investohen 700 deri në 1 miliard dollarë.

Ai tha se çdo gjë do të ndodhë brenda kuadrit makroekonomik dhe nuk do të ketë rritje deficiti dhe borxhi, përkundrazi do të ulen. (Monitor)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029391050338745
array(1) { ["section"]=> string(79) "partneriteti-publik-privat-zgjedhja-e-duhur-keto-jane-rreziqet-qe-kanosen-64227" }