Pas 36 vitesh, Irani emëron një femër për ambasadore

Publikuar tek: bota, më 22:28 15-04-2015 Pas 36 vitesh, Irani emëron një femër për ambasadore

Marzieh Afkham do të bëhet shumë shpejt femra e dytë në historinë e Iranin që do të mbajë postin e ambasadores. Ky vendim është marrë nga presidenti i vendit islamik, Hassan Rouhani i cili ka theksuar nevojnë për të krijuar të drejta të barabarta për femrat në Iran.

Marzieh Afkham mban aktualisht postin e zëdhënëses në Ministrinë e Jashtme të Iranit dhe do të emërohet në një vend të Azisë lindore. Ende nuk është njoftuar shteti në të cilin Afkham do të emërohet si ambasadore e Teheranit, por kjo pritet të njoftohet në ditët në vijim.

Afkham do të bëhet femra e dytë ambasadore që Irani ka pasur në historinë e tij. Mehrangiz Dolatshahi ishte gruaja e parë ambasadore e këtij vendi në vitin 1976, e emëruar në Danimrak, pozicion të cilin e mbajti deri në revolucionin islamik në vitin 1979. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021645069122314
array(1) { ["section"]=> string(56) "pas-36-vitesh-irani-emeron-nje-femer-per-ambasadore-8837" }