Pas 43 vitesh në Gjermani autoritetet kërkojnë ta dëbojnë drejt Serbisë: Nuk dëshiron të punojë

Publikuar tek: bota, më 18:16 31-07-2015 Pas 43 vitesh në Gjermani autoritetet kërkojnë ta dëbojnë drejt Serbisë: Nuk dëshiron të punojë

Është shpërngulur në Gjermani që kur ka qenë 9 vjeç, megjithatë pas 43 vitesh Davit Meta po përballet me një ultimatum të autoriteteve gjermane. Ai është i detyruar të gjejë një zgjidhje me ambasadën e Kosovës për tu pajisur me pasaportë në të kundërt do të dëbohet drejt Serbisë.

Në kohën kur 53 vjeçari kosovar është shpërngulur në Gjermani nga ish-Jugosllavia, Kosova nuk ishte ende shtet, e për këtë arsye ai ka sot vetëm pasaportën e ish-Jugosllavisë, ndërsa ambasada kosovare në Berlin nuk ka pranuar ta pajisë atë me pasaportën e Kosovës.

Sipas autoriteteve gjermane, ndonëse Meta është i aftë të punojë për 6 orë në ditë, shqiptari nga Kosova refuzon ta bëj këtë duke përfituar pensione dhe ndihmatë ndryshme.

Meta ka qenë i martuar me një grua gjermane, por siç thot ai nuk ka kërkuar që të marrë pasaportën e Gjermanisë, pasi me gruan ishte martuar me dashuri dhe jo për pasaportë. Pas 8 vitesh së bashku çifti ishte ndarë por pa bërë shkurorëzimin. Sot, ish-gruaja e tij nuk jeton më dhe 53 vjeçari përfiton pension si i ve, si dhe pension invaliditeti dhe papunësie.

“I janë ofruar mundësi të ndërrimit të kualifikimit por nuk ka përfituar nga to. Qëndrimi i fundit i qendrës që ndërmjetëson punësimin, ka qenë se ai nuk ka motiv për punë dhe nuk është në dispozicion të tregut të punës”, kanë thënë autoritetet vendase.

Veç kësaj gjykata ka konstatuar se nuk ekziston “një mishërim i vërtetë i tij me Gjermaninë. Fëmijët e tij janë të rritur dhe duket se nuk kanë me të ndonjë lidhje të fortë”. Madje një përgjegjës për integrim thotë qartë: “Nëse kushdo nga familja do të paraqitej dhe të thoshte se unë ia siguroj jetesën zotit Meta – në kuadrin e një deklarate obliguese – atij mund t`i zgjatej qëndrim. Meqë duket se nuk ka asnjë nga familja që mund ta bënte këtë, në këtë kuadër nuk ekziston më asnjë mundësi për qëndrim”.

Autoritetet i kanë kërkuar 53 vjeçarit që të gjejë një zgjidhje me ambasadën e Kosovës për pajisjen me pasaportë, në të kundërt do të dëbohet drejt Serbisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028136014938354
array(1) { ["section"]=> string(100) "pas-43-vitesh-ne-gjermani-autoritetet-kerkojne-ta-debojne-drejt-serbise-nuk-deshiron-te-punoje-17427" }