Pas 44 vitesh rikonstruktohet nënstacioni i Lezhës, investohen 1.9 milion dollarë nga OSHEE

Publikuar tek: ekonomi, më 16:57 20-02-2017 Pas 44 vitesh rikonstruktohet nënstacioni i Lezhës, investohen 1.9 milion dollarë nga OSHEE

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot rivënien plotësisht në punë të nënstacionit të Lezhës, një investim prej 1.9 milionë dollarë nga OSHEE.

Krahas risjelljes në standarde pune të nënstacionit, u vendosën po ashtu pajisjet e reja për 21 fidrat që lidhen me nënstacionin. Ndërkohë 1 milionë dollarë janë duke u investuar për ndërtimin e dy fiderave të rinj 10 kV për Shëngjinin, që do të lidhen me nënstacionin e Lezhës. Investimi do të përfundojë para sezonit turistik dhe së bashku me dy fiderat ekzistues, Shëngjini, i cili katërfishohet gjatë sezonit veror, ofron siguri të plotë në furnizimin normal me energji.

Një investim shumë i rëndësishëm është edhe investimi 1 milionë euro, që fillon në prill, për sigurinë dhe mirëfunksionimin e linjave elektrike në Zejmen, ku aktualisht si pasojë e amortizimit të rrjetit, 70% e energjisë humb në rrjet.

Në Lezhë, OSHEE ka investuar 4 milionë dollarë, për të rritur cilësinë e furnizimit me energji elektrike dhe mirëfunksionimin në linjat të furnizimit me energji të 5 hidovorëve të zonës.

Nënstacioni i Lezhës ishte një godinë në rrënim, e mbuluar vazhdimisht nga uji. I ndërtuar që në vitet ’60-të dhe i pozicionuar nën nivelin e detit, ai gjendej i përmbytur edhe në shiun më të parë dhe në nivelin më të ulët të operimit.

Si pasojë, banorët e Lezhës kanë vuajtur mungesën për mbi 5 orë në ditë të energjisë elektrike. Rikonstruksioni i vetëm dhe i fundit i nënstacionit ishte bërë në vitin ’73-të. Për herë të parë, pas mbi katër dekadash, OSHEE investoi 1.9 milionë dollarë, duke garantuar sigurinë nga reshjet dhe furnizimin të pandërprerë me energji.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009127140045166
array(1) { ["section"]=> string(96) "pas-44-vitesh-rikonstruktohet-nenstacioni-i-lezhes-investohen-1-9-milion-dollare-nga-oshee-69340" }