Pas 54 vitesh nga fillimi i punimeve, inagurohet autostrada 443 kilometra në Itali

Publikuar tek: bota, më 14:55 22-12-2016 Pas 54 vitesh nga fillimi i punimeve, inagurohet autostrada 443 kilometra në Itali

Italia inaguron sot një autostradë publike që kalon nëpër rajonin jugor të Kalabrisë, rreth 54 vite pas fillimit të punimeve.

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, i cili e konsideroi përmbushjen e afatit një çështje të krenarisë kombëtare vendosi datën e inagurimit rreth 10 muaj më parë.

Agjencia publike e rrugëve, ANAS tha se autostrada prej 443 kilometrash Salerno-Rexhio Kalabria është një mrekulli inxhinierike, e përbërë nga 190 tunele dhe 480 ura, me viadukte dhe mbikalime nëpër terrenin malor.

Autostrada duhej të kishte përfunduar në vitin 1972.

Pjesë të tjera të autostradës kanë pasur nevojë për përmirësime rrënjësore.

Gazeta lokale italiane “Corriere della Calabria” publikoi online një video që tregon disa kufizime të trafikut në një korsi dhe kufizime të rrepta të shpejtësisë, duke sugjeruar se autostrada ka ende nevojë të përmirësohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.74429798126221
array(1) { ["section"]=> string(87) "pas-54-vitesh-nga-fillimi-i-punimeve-inagurohet-autostrada-443-kilometra-ne-itali-63431" }