Pas aksidentit Pero Pejiç largohet drejt Kroacisë, në timon ishte gruaja e tij

Publikuar tek: sport, më 15:29 30-07-2016 Pas aksidentit Pero Pejiç largohet drejt Kroacisë, në timon ishte gruaja e tij

Sulmuesi më i ri i Kukësit, Pero Pejiç u përfshi sot në një aksident automobilistik. Klubi kuksian nëpërmjet një njoftimi zyrtar bën me dije që kroati nuk është i përfshirë në aksident pasi makina ishte duke u drejtuar nga gruaja e tij.

Gjithashtu edhe djali i dëmtuar mësohet që është mirë dhe do të dalë ditën e sotme prej spitalit.

"Klubi i F.K. Kukësit sqaron dhe qetëson të gjithë tifozët në lidhje me lajmet e fundit që keni dëgjuar për aksidentin e Pero Pejiçit. Sulmuesi kroat nuk është i përfshirë në këtë përplasje, pasi makina ka qenë duke u drejtuar nga gruaja e tij. Lojtari sapo ka dëgjuar lajmin është afruar në vendngjarje për t'i qendruar afër familjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të makinës që është drejtuar nga bashkëshortja e Pejiçit dhe një motorri. Drejtuesit e klubit janë interesuar edhe për shëndetin e djalit të dëmtuar dhe kanë marrë përgjigje pozitive nga ana e mjekëve, madje ai do të dalë edhe nga spitali. Klubi i F.K. Kukësit i uron shërim sa më të shpejtë. Familja Pejiç është rrugës për në Kroaci", shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptarja bën punën më mashkullore në botë dhe është kaq krenare…njihuni me Besën (INTERVISTA)
Grushti i shtetit në Turqi prek edhe Federatën e Futbollit, dorëhiqen të gjithë »
Article Logic
Execution time: 0.0043809413909912
array(1) { ["section"]=> string(83) "pas-aksidentit-pero-pejic-largohet-drejt-kroacise-ne-timon-ishte-gruaja-e-tij-48199" }