Pas akuzave për orgji ndaj Fatos Klosit, “roja” tregon detaje tronditëse nga vrasja e Azem Hajdarit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:32 09-08-2016 Pas akuzave për orgji ndaj Fatos Klosit, “roja” tregon detaje tronditëse nga vrasja e Azem Hajdarit

Ish truproja e ish kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, vazhdon sulmet e tij me akuza të forta ndaj ish kreut të SHISH Fatos Klosi. Pasi e akuzoi si “manjak seksual” dhe “protagonist orgjish në zyrën e tij”, Haxhia flet për të tjera detaje tronditëse që lidhen me vrasjen e Azem Hajdarit. Kreu i SHISH iu përgjigj shkurt pak më parë akuzave të ish truprojës duke thënë se Izet Haxhia nuk di gjë.

“Izeti ishte një roje dhe nuk kishte si t’i dijë me saktësi ato që flet”, tha Klosi por ja përgjigjia që i kthen Izet Haxhia.

SHKRIMI I PLOTË I IZET HAXHISË:

Po prisja të lexoja me' padurim' pergjigjen e kryespiunit, por ai as nuk kishte begenisur të lexonte ato që kishte shkruar nje roje si puna ime. E kuptoj tronditjen e tij, sepse ai nuk e çonte kurre në mendje që une dija ato gjera që i thashe. E siguroj kryespiunin se ato që di une roja ,per veprimtarine e tij kriminale, eshte vetem maja e ajsbergut, dhe Jo vetem per até. Ashtu si armiku i tij marshalli, i cili per rrefimet e mia në lidhje me veprimtarine e tij kriminale, ka dhene pergjigjen lakonike se une qenkam vrases që nuk mund të merresh me të, edhe kryespiuni u mjaftua me pergjigjen lakonike se une qenkam roje, dhe nuk ja vlen as ta lexosh, lere pastaj ti kthesh pergjigje. Më ka bere gjithmone pershtypje se të dy keta mashtrues, pamvarsisht se jane armiq të betuar me njeri tjetrin dhe dine shume per njeri tjetrin, nuk kane sulmuar dhe perdorur asnjehere ato të fshehta të tmerrshme që dine per njeri tjetrin. Jane mjaftuar vetem me akuza të tipit të gerdecit, 21 janarit apo rruges se kombit që i dine gjithe shqiptaret. Te ben pershtypje se në rastin e vrasjes se hajdarit kane qene në unison me njeri tjetrin.

Perse valle? Çfare fshihet në kasten që ka regjistruar naten e vrasjes? Që nga momenti i stacionimit të makines se krimit prane PD.A duken në até kasete ecejaket e mbeses se berishes sa tek zyra e dajes, sa tek lokali perballe makines me Fatmir haklajn brenda? A duket momenti kur azemi del nga selia e PD dhe i drejtohet makines se vdekjes? A dallohet në ato pamje që në njeren dore mbante tel qe po fliste me 'mua 'sipas gjykateseve të klosit e berishes, dhe në doren tjeter pistoleten me silenciator? Pas vrasjes a duket në ato pamje njeriu që zhduku tel.e hajdarit. Po per kameren e vendosur në pallatin perballe shkolles se kuqe, në nje hyrje në katin e peste të marre me qera nga shiku i klosit, dhe ku kontrollonte 24 ore hyrjen dhe oborrin e shtepise se vjehrrit ku banoja ne até kohe çfare mund të thuash. ?

Çfare nevoje kishe të pergjoje me nje grup profesionishtesh nje roje si puna ime o profesori i kthyer në kryespiun. Sot nuk po te trondis shume se nuk dua të prish pushimet vetem po të beje nja dy pyetje sa per të freskuar kujtesen. .A e mban mend Kartodromin në lunder në pronsi të Mirit të xhikes? Sa here ke shkruar atje. A je takuar me prokuroret e çeshtjes hajdari dhe a ke henger e pire me ta?

Pas darkimit në vend të embelsires çfare të servirej ty si qejfli i madh femrash që je? Mos më thuaj se i ke harruar ato 'zogzat 'moldovjane e ukrainase që ke shijuar profesori manjak. .Apo narkodollaret që të dhuroheshin me bujari nga miri i xhikes, se me thene të drejten miri luante me gjithe krahet, zenit i jepte miljona lireta per ndertesen e dajes, babait të zenit i dhuronte Mercedesin e blinduar e ty dollaret per të sponsorizuar librin e De villeres, ku ishe edhe bashkeautor i skenarit të tij, dhe eshte Hera e pare që De villers nxirrte hero nje personazh si puna jote,në librat e tij te shumte, dhe ky 'nder 'që të beri te ka kushtuar nje shume të majme bre profesor, diku rreth 200 mije dollare. Dhe mos harro se jam nje roje që njef shume roje të tjera, ndoshta edhe ata që të pergjuan në zyre duke bere orgji, apo ata që çmontuan kamerat e vendosura tek zyrat e Idajet Beqirit.

Pushime të mbara profesor, thirre edhe marshallin andej nga ben pushimet të qani hallet e beni ndonje thyerje rekordi në not. Do bisedojme prape edhe pse zotria juaj nuk begenis të degjoj nje roje të gjore si puna ime që lufton per protagonizem. .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05961799621582
array(1) { ["section"]=> string(102) "pas-akuzave-per-orgji-ndaj-fatos-klosit-roja-tregon-detaje-tronditese-nga-vrasja-e-azem-hajdarit-49230" }