Pas Alaveshit, De Biazi drejt klubit të njohur të Serie A

Publikuar tek: sport, më 17:28 22-01-2018 Pas Alaveshit, De Biazi drejt klubit të njohur të Serie A

Xhani De Biazi kur u largua nga skuadra “Kuq e Zi” shkoi në Spanjë për të drejtuar Alaveshin, por nuk pati shumë sukses.

Për disa javë rresht ai ishte një nga emrat kryesorë që u përfol për të marrë drejtimin e kombëtares së Australisë, që do t’i jepte atij mundësinë që të shkonte për herë të parë në një botëror.

Por pas ezaurimit të kësaj piste, për De Biazin mediat italiane hapin një tjetër mundësi. Të përditshmet apenine flasin për një kalim të mundshëm të ish-trajnerit të kombëtares shqiptare te klubi i Serie A , Verona.

Veronezët e kanë shkarkuar tashmë teknikun Peka dhe pasuesi i tij me shumë gjasa sipas mediave italiane do të jetë pikërisht De Biazi.

Në do të kalonte të Verona, De Biazi do të kishte detyrën e vështirë të sigurimit të qendrimit në Serie me Veronën që në 21 ndeshje ka marrë vetëm 13 pikë, duke qenë kështu një nga pretendetet kryesore për të rënë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon supersfida Roma-Inter, dy gola vendosin takimin
»
Article Logic
Execution time: 0.023454904556274
array(1) { ["section"]=> string(63) "pas-alaveshit-de-biazi-drejt-klubit-te-njohur-te-serie-a-107527" }