Pas alkoolit, Rama nuk ndalet: Ata që janë nën 18 vjeç nuk do hyjnë në lokal

Publikuar tek: barometri, më 09:01 01-11-2018 Pas alkoolit, Rama nuk ndalet: Ata që janë nën 18 vjeç nuk do hyjnë në lokal

Pas lajmit se do të ndalohet tregtimi i pijeve alkoolike për të rinjtë nën 18 vjeç, Kryeministri Edi Rama ka çuar dhe më tej betejën e tij, duke thënë se atyre do t’ ju ndalohet hyrja dhe në lokalet e natës.

 

Në fjalën e tij nga Kukësi, pas mbledhjes së Qeverisë Rama shtuar se të rinjtë nën 18 vjeç nuk do të lejohen të pashoqëruar në lokalet e natës, duhet të jenë me prindërit ose mësuesit, ndërsa lokalet që nuk e zbatojnë këtë do të mbyllen deri në 1 vit.

“Do të ndalohet hyrja e atyre që janë nën 18 vjeç në klubet e natës. Hyrja e tyre do të mundësohet vetëm kur janë të shoqëruar me prindër apo mësues, në rast të kundërt nuk do të ketë asnjë tolerim. Do të shkoj deri në mbylljen e lokaleve deri në një periudhë një vjeçare, duke u bërë të pamundur dhe dhënien me qera të ambienteve”, u shpreh Edi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068988800048828
array(1) { ["section"]=> string(81) "pas-alkoolit-rama-nuk-ndalet-ata-qe-jane-nen-18-vjec-nuk-do-hyjne-ne-lokal-139818" }